☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,054 ▼ -2.28% ETH $2,238 ▼ -1.26% XRP $1.2540 ▲ +1.06% SOL $95.9700 ▼ -0.69%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Basha: Vendimi i popullit, një qeveri antimafia! Rama ik!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh në protestën e opozitës së bashkuar se shqiptarët kanë një qëllim, refuzimin e qeverisë së paligjshme të Edi Ramës.
“Në emër të opozitës dhe tuaj, kërkoj largimin e Edi Ramës dhe qeverinë e tij të paligjshme, krijimin e qeverisë antimafia, që do të luftojë krimin dhe do të çojë përpara reformën në drejtësi sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo kërkesë, ky akt solemn është vendimi popullor i kësaj proteste”, tha Basha.

Kreu i Partisë demokratike, më tej tha se sot po vendoset një raport i ri dhe i vërtetë i opozitës me qytetarët.

“Një raport i ri dhe i vërtetë mes forcave politike, por mbi të gjitha një raport të ri mes qytetarëve të lirë dhe pushtetit të krimit. Sot vdes 25 qershori, mbaron dhe merr fund politika që mban pushtet të vjedhur, të blerë e të grabitur, sot vdes pushteti që nuk i përgjigjet qytetarëve dhe vullnetit të tyre. Ky është vendimi, kjo është thirrja e popullit që iu mohua liria të zgjedhë me votë, sepse narkoqeveria e Edi Ramës ndërseu bandat dhe paratë e drogës. Shpallim së bashku vendimin popullor për Edi Ramën dhe bandën e tij në pushtet. Një vit më parë qindra mijëra qytetarë u mblodhën në shesh për të ndalur të keqen. Sot ne që jemi këtu, shumë më shumë se në 18 shkurt, por edhe ata që qëndruan larg, e shohin qartë se e keqja është e vërtetë, e keqja nuk ikën vetë, nuk ikën po nuk u luftua, po nuk u bashkuan të gjithë kundër saj, dhe ja ku jemi bashkuar sot, në këtë plebishit madhështor. Jemi bashkuar sot për motive të ndryshme, por me një qëllim, për të refuzuar qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Rama ik! Për të shpallur solemnisht se ne nuk e pranojmë më këtë bandë që i shërbejnë interesave plaçkitëse të një grupi njerëzish për t’u pasuruar, duke grabitur shqiptarët dhe duke shndërruar Shqipërinë tonë të dashur në çerdhe të krimit dhe drogës”, tha Basha.

1 Koment

  • drejtesia 27 Janar 2018, 20:51

    Turp i madh shqipetar.plehrat protestojne per te mbrojtur kopene e hajduterise Sali Berisha,Lulezim Basha dhe kopene e hajduterise te Ilir Meta Petrit Vasili Monika Kryemadhi.Te presin edhe pak dite hajdutet

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.