☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,530 ▼ -0.98% ETH $2,341 ▼ -2.34% XRP $1.2891 ▼ -1.07% SOL $101.1200 ▼ -2.54%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Bashkimi Europian fillon bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Bashkimi Europian ka hyrë në një epokë të re të bashkëpunimit për mbrojtjen.

23 nga 28 vendet anëtare kanë nënshkruar një program të njohur si Struktura e Përhershme e Bashkëpunimit (SPB).

Programi i përbashkët i bashkëpunimit dhe i zhvillimit synon ta ndihmojë Bashkimin Europian të përballet me sfidat e sigurisë.

Shefja e Politikës së Jashtme, Federica Mogherini, thotë se kjo strukturë e re do të plotësojë rolin e NATO-s.

“Dua të them se kurrë më parë ne nuk kemi zhvilluar së bashku një program kaq të fortë për sigurinë e Bashkimit Europian dhe bashkëpunuar në nivel për mbrojtjen. Ne kurrë më parë nuk kemi pasur bashkëpunim kaq të fortë midis Bashkimit Europian dhe NATO-s dhe kjo tregon se të dyja organizmat mund të zhvillohen së bashku.”

Sipas marrëveshjes, të 23 vendet nënshkruese do të hartojnë një plan të përbashkët veprimi.

Shefat e mbrojtjes së Bashkimit Europian dhe Agjencia Europiane e Mbrojtjes do të vlerësojnë nëse plani po respektohet.

Vendet që nuk i plotësojnë detyrat mund të përjashtohen prej grupit, ndërkohë mësohet se programi do të fillojë në muajin dhjetor.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e përshëndeti nismën dhe e konsideroi atë si shtyllën europiane të NATO-s.

Vendet nënshkruese janë të detyruara të shtojnë shpenzimet për mbrojtjen, por jo të nivelit të NATO-s, që kërkon deri në 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.