🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 14 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,432 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $62,873 ▼ -0.92% ETH $1,880 ▼ -0.46% XRP $0.9984 ▼ -0.93% SOL $75.2000 ▼ -1.25%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,432 ▲0.26 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,432 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Politika

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për i

Festivali ‘Vajza Fest, i organizuar në fshatin Vajzë të Selenicës në Vlorë mbrëmjen e sotme (14 gusht), ka përballur kryeministrin Edi Rama me kryebashkiakun socialist të Selenicës, Nertil Bellaj, vetëm pak orë pasi këshilli bashkiak me votat e PD dhe PS votoi kundër Reformës Territoriale për shkrirjen dhe bashkimin me Vlorën.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Selenicës teksa vlerësoi aktivitetin, foli edhe për bukuritë natyrore të Labërisë.

Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, Bellaj tha se në fshatrat e këtyre zonave malore kishin nxjerrë edhe ujë të kripur.

Një koment Bellaj e kishte edhe për bashkinë Selenicë, e cila sipas propozimit të PS për hartën e re territoriale shkrihet me Vlorën. Ai tha se gjatë 4 viteve në krye të detyrës, ishte përpjekur ta bënte ‘të madhe’ bashkinë, por kishte pikëpyetje për atë se çfarë do të ndodhte më pas.

“Vajza dhe Labëria kanë një pasuri të jashtëzakonshme. Këtu lartë është vendi i mirë, është Amantia, është Ujëvara e Rasalit, është Ura e Bratit. Kryeministër në fund kemi nxjerrë edhe ujë deti këtu. Kështu që në Vërmik dhe Bashaj kemi edhe ujë të kripur. Këto na i ka falur natyra. Ne jemi munduar, që ashtu siç e ka famën të madhe Labëria, të madhe ta bëjmë bashkinë tonë. Pastaj të shikojmë si do shkojnë gjërat”, tha mes të tjerash Bellaj.

Me të marrë fjalën, kryeministri Rama ‘falënderoi’ kryebashkiakun e Selenicës për informacionin ‘për vajtjen e detit në majë të malit me ujin e kripur bashkë’, duke iu përgjigjur me batutë.

“Dua të përshëndes kryebashkiakun, Nertilin dhe dua ta falënderoj për informacionin për vajtjen e detit në majë të malit me ujin e kripur bashkë. Dua të përshëndes edhe ministrin e Pushtetit Vendor, zotin Demo, i cili është këtu i pranishëm për të parë si funksionon bashkia Selenicë”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.