☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.86 ▲0.08%
ARI 4,033 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,204 ▼ -2.57% ETH $2,274 ▼ -3.76% XRP $1.2564 ▼ -5.64% SOL $97.3700 ▼ -5.01%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,033 ▼0.45 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,033 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
roze

Nga fustani gjigant te rrëzimi në skenë, Jennifer Lawrence rikthehet te momenti i famshëm në Oscars

Nga fustani gjigant te rrëzimi në skenë, Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence ka rikthyer në vëmendje paraqitjen e saj ikonike në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar në vitin 2013, duke zbuluar se çfarë do t’i këshillonte vetes së saj 22-vjeçare, nëse do të mund të kthehej pas në kohë.

Në një intervistë për revistën Allure, aktorja foli për fustanin e bardhë të markës Dior Couture, të krijuar nga Raf Simons, të cilin e veshi në mbrëmjen kur fitoi Oscar-in e saj të parë për aktoren më të mirë, falë interpretimit në filmin Silver Linings Playbook.

Duke komentuar zgjedhjen e saj të modës, Lawrence e përshkroi veshjen si një fustan nusërie dhe pranoi se në atë kohë ishte tërhequr nga modelet sa më të mëdha dhe më të veçanta.

Megjithatë, një detaj i paraqitjes së saj nuk e bind plotësisht edhe sot. Bëhet fjalë për mënyrën e vendosjes së varëses, për të cilën aktorja komentoi me humor se ndoshta një ditë mund të rikthehet sërish në modë.

Kur u pyet se çfarë këshille do t’i jepte vetes së saj më të re, aktorja u ndal te momenti që e bëri atë ceremoni të paharrueshme për publikun.

“Duhet ta ngrija fustanin kur ngjitesha shkallëve. Dhe duhet të kujtohesha të falënderoja regjisorin”, tha Lawrence, duke iu referuar edhe emocioneve të forta që përjetoi gjatë marrjes së çmimit.

Në vitin 2013, aktorja u pengua teksa ngjitej në shkallët e skenës për të marrë statujën e artë. Pamjet e rrëzimit u bënë ndër momentet më të komentuara të ceremonisë dhe mbeten edhe sot një nga episodet më të njohura të historisë së saj në tapetin e kuq.

Por, pas atij momenti që për shumëkënd u kthye në një episod humoristik, për Lawrence fshihej një përjetim krejt tjetër. Në vitin 2020, gjatë një interviste në podcast-in Absolutely Not, të moderuar nga Heather McMahan, Lawrence tregoi se për një kohë të gjatë kishte qenë shumë e ndjeshme ndaj kujtimeve të asaj mbrëmjeje.

Ajo shpjegoi se ishte jashtëzakonisht nervoze dhe supersticioze, aq sa nuk kishte përgatitur një fjalim për pranimin e çmimit, nga frika se përgatitja paraprake mund t’i sillte ters.

Kur dëgjoi emrin e saj, emocionet e pushtuan plotësisht. Por, në çastin kur u rrëzua, mendja iu zbraz dhe ajo humbi fillin e gjithçkaje që kishte planifikuar të thoshte.

Lawrence pranoi se sot mund ta kujtojë atë episod me më shumë dashamirësi, por për shumë vite rrëzimi kishte qenë një temë që e prekte emocionalisht.

Aktorja tregoi gjithashtu se ishte lënduar nga komentet e gazetarit Anderson Cooper, i cili, disa ditë pas ceremonisë, kishte vënë në dyshim nëse rrëzimi i saj ishte i qëllimshëm. Sipas Lawrence, këto komente e kishin bërë situatën edhe më të vështirë, pasi ajo e kishte përjetuar momentin si një poshtërim të madh publik.

Përveç sikletit të shkaktuar nga rrëzimi, aktorja u pendua edhe që nuk kishte përgatitur një fjalim paraprakisht. Për të, fitimi i një Oscar-i ishte një mundësi e rrallë dhe ajo nuk e dinte nëse do të kishte sërish një rast të tillë për të mbajtur një fjalim kaq të rëndësishëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.