☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.86 ▲0.08%
ARI 4,033 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,204 ▼ -2.57% ETH $2,274 ▼ -3.76% XRP $1.2564 ▼ -5.64% SOL $97.3700 ▼ -5.01%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,033 ▼0.45 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,033 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Gjini: Pal Lekaj s’ka asnjë funksion në Aleancë, Murati dhe Basha të tregojnë ku kanë shkuar 53 milionët

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe Dimal Basha që të tregojnë se ku kanë shkuar 53 milionë eurot.

Gjini ka thënë se, pas gjashtë vjetësh në pushtet, Qeveria duhet të japë përgjigje për destinimin e këtyre mjeteve.

“Ka mujt me dalë ministri i Financave me thanë që 53 milionët kanë shku në këtë llogari, edhe me tregu e kujt është ajo llogari. Nuk duan me u marrë me këtë temë”, ka deklaruar Gjini.

Ai e ka krahasuar këtë çështje me thirrjen “Drejtësi për Astrit Deharin”, duke thënë se, sipas tij, logjika është e njëjtë, ndonëse bëhet fjalë për dy raste të ndryshme.

“Ma qojnë mallin si thirrje ‘Drejtësi për Astritin’. Nuk dojnë me tregu ku kanë shku ato pare. Ka mujt me dalë ministri i Financave me thanë që 53 milionë i kanë shku kësaj llogarie, edhe me tregu e kujt është ajo llogari. Nuk dojnë me u marrë me këtë temë. Logjika është e njëjtë sikur ‘Drejtësi për Astritin’, edhe pse janë dy raste të ndryshme. E akuzojnë krejt botën për atë rast dhe, kur vjen në pushtet, edhe mostrat i zhdukin”, ka deklaruar Gjini.

Duke folur për Pal Lekajn, Gjini ka bërë të ditur se ai nuk mban asnjë funksion në AAK dhe nuk është pjesë e Kryesisë apo e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

“Pal Lekaj nuk ka asnjë funksion në Aleancë. Duhet me pauzu, nuk e kam vendosë në Kryesi deri sa të zgjidhet rasti. Nuk është as në Kryesi, as në Këshill të Përgjithshëm”, ka deklaruar Gjini.

Ai ka theksuar se Lekaj nuk ka asnjë detyrë në parti dhe se nuk ka qenë në listën e kandidatëve për deputetë.

“Unë po ju tregoj sonte që Pal Lekaj nuk ka kurrfarë detyre në Aleancë, as nuk ka qenë në listë për deputet”, ka deklaruar Gjini.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.