BE-Ballkani Perëndimor do mblidhen në nëntor, Shqipëria edhe një hap më shumë drejt anëtarësimit! Integrim gradual në
Liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen më 25 nëntor në Bruksel, në kuadër të një samiti që synon të riafirmojë rëndësinë strategjike të marrëdhënieve ndërmjet bllokut dhe rajonit.
BE-në në këtë takim do ta përfaqësojnë presidenti i Këshillit Europian, António Costa dhe kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Costa, ka theksuar se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE mbetet një nga prioritetet e unionit.
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Anëtarësimi i tyre është prioriteti ynë, ambicia jonë e përbashkët dhe një investim thelbësor gjeopolitik në këto kohë të trazuara. BE-ja është dhe do të mbetet partneri më i besueshëm i rajonit”, ka deklaruar ai.
Samiti do të shërbejë si një mundësi për të rikonfirmuar përkushtimin e unionit ndaj perspektivës europiane të vendeve të rajonit, si dhe për të nxitur përshpejtimin e reformave dhe përmbushjen e zotimeve të nevojshme për përparim në procesin e anëtarësimit, informon TCH.
Në fokus të diskutimeve do të jetë edhe integrimi gradual i rajonit në tregun dhe mekanizmat e Bashkimit Europian, veçanërisht përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Udhëheqësit pritet të shqyrtojnë mundësitë për avancimin e mëtejshëm të këtij procesi.
Një tjetër temë e rëndësishme do të jenë sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe qëndrueshmërisë, në një kontekst gjeopolitik gjithnjë e më kompleks, me synimin për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet BE-së dhe vendeve të rajonit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.