☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.12 ▲0.35%
ARI 4,009 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,730 ▼ -0.99% ETH $2,312 ▼ -0.94% XRP $1.2992 ▲ +0.63% SOL $99.8500 ▼ -1.65%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.12 ▲0.35 % ARI 4,009 ▼0.73 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.12 ▲0.35 % ARI 4,009 ▼0.73 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

BE dënon sulmet izraelite kundër Libanit

Komisioni Evropian ka dënuar sot fuqimisht sulmet e fundit të Izraelit ndaj Libanit.

“Ne dënojmë fuqimisht sulmet e fundit të nisura nga Izraeli kundër Libanit, të cilat kanë shkaktuar një numër të madh viktimash midis popullsisë civile dhe shkatërrim të gjerë të infrastrukturës civile”, tha një zëdhënës i komisionit në Bruksel.

“Veprime të tilla përfaqësojnë një përshkallëzim shumë serioz dhe një kërcënim të papranueshëm për jetën e civilëve dhe stabilitetin rajonal. Kjo është arsyeja pse ne përsërisim nevojën për respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar dhe ligjit humanitar, të cilat kërkojnë mbrojtjen e civilëve”, shtoi ai.

Komentet erdhën pasi më shumë se 200 persona u vranë dhe mbi 1 000 të tjerë u plagosën në një valë masive sulmesh ajrore izraelite në Bejrut dhe pjesë të tjera të vendit të mërkurën.

Izraeli ka këmbëngulur që Libani nuk mbulohet nga armëpushimi SHBA-Iran i shpallur nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Zëdhënësi shtoi se BE-ja do të “vazhdojë të angazhohet me partnerët tanë për të mbështetur shpërshkallëzimin dhe një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive”.

”Brukseli gjithashtu mbështet përpjekjet për të çarmatosur milicinë pro iraniane të Hezbollahut në Liban”, tha zëdhënësi, ndërsa premtoi mbështetje për shtetin libanez në arsim, digjitalizim dhe reformën në drejtësi.

“Angazhimi ynë ndaj Libanit mbetet i palëkundur dhe ne qëndrojmë pranë Libanit dhe popullit libanez”, tha zëdhënësi./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.