☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.41 ▲2.33%
ARI 4,085 ▼1.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,729 ▼ -2.22% ETH $2,401 ▼ -2.75% XRP $1.3268 ▼ -2.26% SOL $104.3200 ▼ -2.51%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.41 ▲2.33 % ARI 4,085 ▼1.56 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.41 ▲2.33 % ARI 4,085 ▼1.56 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

KIEV – Zelensky: Rusia lëshoi 21 raketa drejt Ukrainës gjatë natës

KIEV, 22 tetor /ATSH-Ukrinform/- Rusia ka lëshuar 21 raketa drejt Ukrainës gjatë natës, duke goditur kryesisht kryeqytetin, Kievin, deklaroi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai tha se sulmet shkaktuan dëme në disa zona të qytetit dhe se 12 rajone të Ukrainës u vunë në shënjestër.

Sipas Zelensky, nga sulmet humbën jetën dy persona dhe u plagosën 34 të tjerë, mes tyre edhe pesë fëmijë.

Presidenti ukrainas tha se raketat goditën ndërtesa banimi, objekte të furnizimit me energji elektrike, infrastrukturën e një stacioni hekurudhor dhe të metrosë, qendra tregtare dhe biznese të ndryshme.

Zelensky theksoi se këto sulme tregojnë se Rusia nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj luftës.

Ai tha se, në vend që t’u përgjigjet përpjekjeve për negociata, Moska po përdor raketa balistike, të cilat janë raketa që lëvizin me shpejtësi të madhe përgjatë një trajektoreje të lartë drejt objektivit.

Për këtë arsye, presidenti ukrainas kërkoi më shumë presion ndaj Rusisë, në mënyrë që ajo të ndërmarrë hapa drejt përfundimit të luftës.

Ai kërkoi gjithashtu forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, dërgimin sa më shpejtë të raketave për sistemet mbrojtëse, si dhe mjeteve për të shkatërruar platformat nga të cilat lëshohen raketat balistike.

Zelensky bëri thirrje edhe për vendosjen e sanksioneve të tjera ndaj Moskës.

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se forcat e saj kishin goditur objekte të industrisë ushtarake ukrainase, ku prodhohen dhe ruhen raketa me rreze veprimi të gjatë dhe dronë.

Sipas ministrisë ruse, sulmet kishin përfshirë gjithashtu infrastrukturën e transportit në Kiev, objektet portuale në rajonin e Odesës dhe anije mallrash që, sipas pretendimeve të Moskës, transportonin pajisje ushtarake. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.