☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 26 May 2026
S&P 500 7,519 ▲0.61%
DOW 50,462 ▼0.23%
NASDAQ 26,656 ▲1.19%
NAFTA 93.57 ▼3.14%
ARI 4,507 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $76,006 ▼ -1.67% ETH $2,074 ▼ -1.64% XRP $1.3319 ▼ -1.76% SOL $83.8700 ▼ -1.76%
S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 93.57 ▼3.14 % ARI 4,507 ▼0.35 % S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 93.57 ▼3.14 % ARI 4,507 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
26 May 2026
Breaking
Politika

BE vlerëson reformat në Shqipëri, Marta Kos: SPAK ka dhënë rezultate

Komisioneria Europiane për Zgjerimin, Marta Kos foli në konferencën e 8-të ndërqeveritare Shqipëri-BE ndërsa theksoi se Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme dhe rezultat të reformave të ndërmarra ndër vite.

“Jemi këtu për të shënuar një hap të rëndësishëm të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Pas Malit të Zi, Shqipëria është vendi i dytë kandidat që ka arritur të përmbushë piketat e ndërmjetme për shtetin e së drejtës, të përcaktuara në tetor të vitit 2024. Kjo është një arritje për t’u kremtuar dhe një vlerësim për një punë të madhe prej një dekade, pasi nuk është diçka që ndodh brenda një dite”, deklaroi Kos.

Komisionerja europiane vlerësoi progresin e bërë në reformën në drejtësi, procesin e vetingut dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri.

“Kemi parë vetingun e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve, ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë dhe krijimin e SPAK-ut, institucionit flamurtar antikorrupsion në Shqipëri, që ka treguar se mund të japë rezultate”, u shpreh ajo.

Sipas saj, reformat reflektojnë mbështetjen e qytetarëve shqiptarë për integrimin europian dhe fuqinë transformuese të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Kjo reflekton mbështetjen e shqiptarëve për reforma të thella në sistemin e drejtësisë dhe fuqinë transformuese të anëtarësimit në BE, e cila duhet të ndihet nga vetë qytetarët shqiptarë. Sot po vendosim me vetëbesim termat e rrugëtimit përfundimtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Kos.

Ajo shtoi se shtetet anëtare të BE-së kanë përcaktuar tashmë piketat mbyllëse për kapitujt më të rëndësishëm që lidhen me shtetin e së drejtës, sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Shtetet anëtare kanë përcaktuar piketat mbyllëse për kapitujt më të rëndësishëm që lidhen me shtetin e së drejtës, sistemin e drejtësisë, antikorrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar. Arritja e sotme i hap rrugë Shqipërisë drejt mbylljes së kapitujve”, deklaroi Komisionerja për Zgjerimin.

Marta Kos nënvizoi gjithashtu se Bashkimi Europian do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në objektivin për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën dhe vizionin për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027. Piketat mbyllëse për të cilat ka rënë dakord BE-ja janë një sinjal i qartë për Shqipërinë se pritet progres i mëtejshëm dhe intensifikim i reformave”, tha ajo.

Në fund të deklaratës së saj, Kos theksoi se shteti i së drejtës prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe se pritshmëritë e shqiptarëve për integrimin europian duhet të përmbushen.

“Shteti i së drejtës prek çdo qytetar dhe reformat që i shërbejnë Shqipërisë duhet të realizohen duke marrë në konsideratë të gjithë personat e prekur. Është koha të përmbushim pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, ku më shumë se 90% e tyre mbështesin anëtarësimin e vendit në BE. Kemi ende rrugë përpara, ndaj le t’i rikthehemi punës. Ne po punojmë fort për procesin e zgjerimit”, përfundoi Marta Kos.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.