Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Sipas njoftimit të Presidencës, vendimi është marrë në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafi 2 të ligjit për Shërbimin Informativ të Shtetit.
Shkarkimi i Hysenit është bërë me propozim të Kryeministrit Edi Rama.
Vendimi i Presidentit vjen në një ditë kur ndaj Vlora Hysenit janë ndërmarrë edhe veprime nga Prokuroria e Posaçme, në kuadër të një procedimi penal.
Hyseni ishte në krye të SHISH-it që prej vitit 2023, pasi u dekretua nga Presidenti Begaj pas propozimit të Kryeministrit Rama.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.