Begaj pret Ursula von der Leyen: Shqipëria synon mbylljen e kapitujve të negociatave deri në 2027
Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me fokus te integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, reformat dhe bashkëpunimi rajonal.
Gjatë takimit, Begaj falënderoi von der Leyen për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe theksoi se anëtarësimi në BE mbetet objektivi strategjik i vendit, bëri me dje zyra e shtypit e Presidecës.
Presidenti vlerësoi përparimin e bërë në procesin e negociatave, duke e cilësuar integrimin evropian si një proces transformues për forcimin e institucioneve, demokracisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
“Ambicia jonë është të ruajmë ritmin dhe të vazhdojmë përparimin drejt mbylljes së të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027”, u shpreh Presidenti.
Begaj rikonfirmoi se Shqipëria e mbështet anëtarësimin në BE mbi bazën e meritës dhe rezultateve konkrete.
“E vetmja rrugë e qëndrueshme është ajo e reformave konkrete. Jo vetëm të bëjmë ligje, por të rrisim standardet sipas atyre evropiane dhe t’i vëmë në zbatim”, deklaroi Presidenti.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.