☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 12 June 2026
S&P 500 7,427 ▲0.45%
DOW 51,241 ▲0.77%
NASDAQ 25,877 ▲0.26%
NAFTA 84.87 ▼3.24%
ARI 4,248 ▲3.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,760 ▲ +0.49% ETH $1,667 ▼ -0.95% XRP $1.1316 ▼ -0.41% SOL $67.1900 ▲ +0.72%
S&P 500 7,427 ▲0.45 % DOW 51,241 ▲0.77 % NASDAQ 25,877 ▲0.26 % NAFTA 84.87 ▼3.24 % ARI 4,248 ▲3.26 % S&P 500 7,427 ▲0.45 % DOW 51,241 ▲0.77 % NASDAQ 25,877 ▲0.26 % NAFTA 84.87 ▼3.24 % ARI 4,248 ▲3.26 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Politika

“Bëj durim se shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh”, Rama citon Faik Konicën në 35-vjetorin e PS

Në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vlerësoi arritjet e qeverive socialiste në fushën e mjedisit dhe mbrojtjes së territorit, duke kujtuar vendimet e para të marra pas ardhjes në pushtet.

Gjatë fjalës së mbajtur në Tiranë, Rama theksoi se ndalimi i importit të mbetjeve dhe eliminimi i grumbujve të plehrave në vend ishin ndër hapat e parë të qeverisë së tij, ndërsa nënvizoi edhe zgjerimin e sipërfaqeve të mbrojtura, që sipas tij sot përbëjnë 25% të territorit të Shqipërisë.

“Ajo e epopesë të rilindjes së Tiranës ka qenë një rrugë me vështirësi, që sot është zor se do të mësohet. Që atëherë unë e mora me mend se është në këtë vend është zor që të hidhet një hap përpara, pa u hap një sherr që të hidhet mbrapa.

Ashtu sikurse ajo rrugë më mësoi që ajo rrugë është gjithnjë me hapin që hidhet përpara dhe asnjëherë me hapin që hidhet përpara dhe me jo me hapin e zhurmshëm për t’u kthyer mbrapa, që atëherë më flet gjithmonë Faik Konica: Bëj durim se shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh. Kur më pas morëm mandatin e asaj shumice, për të rilindur Shqipërisë e lindur në boshllëk, në borxhe, dy janë vendimet e para që morëm, ishin e vendosja e Ismail Qemalit si dhe ndalimin I importit të plehrave.

Ndalimin e importit të plehrave dhe heqjen e maleve të plehrave të grumbulluara kudo. Ishim ne që pastaj kryem regjistrimin në Kadastër të 1.3 milionë hektarë pyje, mbi mesataren e BE. Ishim ne që nëpërmjet të memorandumeve për pyjet dhe pemët. Flitet tani për zonat e mbrojtura, por ajo që nuk është e mirë është fakti që ligjin e parë me standardet e BE për zonat e mbrojtura e bëri qeveria jonë në mandatin e saj të parë. Ishim ne që gjatë mandatit të dytë dhe të tretë e kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura. ¼ e territorit të Shqipërisë është zonë e mbrojtur”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.