☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,132 ▲ +0.64% ETH $2,702 ▲ +0.81% XRP $1.4975 ▲ +1.01% SOL $121.1100 ▲ +1.59%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Belén Rodríguez në telashe me drejtësinë italiane

Belén Rodríguez rrezikon të përballet me akuza për “largim nga vendi i aksidentit” dhe mosdhënie të ndihmës, pas dy aksidenteve të ndodhura mbrëmjen e së shtunës në Milano.

Dëshmitarët deklaruan se e njohën menjëherë moderatoren dhe modelen 41-vjeçare teksa drejtonte një fuoristradë luksoze tip Land Rover. Disa prej tyre fotografuan automjetin dhe ia dorëzuan pamjet hetuesve, ndërsa identiteti i drejtueses u konfirmua më pas përmes verifikimeve te kompania e makinave me qira ku ishte regjistruar mjeti.

Sipas mediave italiane, incidenti i parë ndodhi në “Via Melzi d’Eril”, pranë zonës së Arco della Pace, ku Belén dyshohet se goditi pasqyrën e një automjeti të parkuar. Pak minuta më vonë, në “Via San Marco”, në zemër të lagjes Brera, SUV-i që ajo drejtonte dyshohet se u përplas me një skuter dhe dy automjete të tjera të parkuara, duke lënë tre persona të plagosur lehtë.

Hetuesit dyshojnë se showgirl-ja u largua nga vendi i ngjarjes pa ndaluar për të verifikuar gjendjen e të lënduarve. Pikërisht në Via San Marco, disa kalimtarë arritën ta fotografojnë Belén në timon, dukshëm e tronditur, teksa largohej nga zona.

Kërkimet e policisë dhe patrullave bashkiake vijuan për disa orë, por automjeti nuk u gjet menjëherë. Hetimet po vazhdojnë përmes dëshmive të mbledhura dhe analizimit të kamerave të sigurisë.

Një tjetër episod shqetësues u raportua të hënën në mëngjes, rreth orës 07:30, kur fqinjët në zonën e Brera dëgjuan britma që vinin nga apartamenti i saj dhe njoftuan policinë dhe zjarrfikësit. Autoritetet bllokuan rrugën për më shumë se dy orë, pasi 41-vjeçarja ishte mbyllur në banesë dhe refuzonte të hapte derën.

Nga frika se në apartament mund të ndodheshin edhe fëmijët e saj, efektivët tentuan të hynin nga jashtë. Në fund, ishte vetë Belén që hapi derën, në gjendje konfuzioni, pasi kishte qëndruar e izoluar për orë të tëra në banjë. Ajo u transportua më pas në urgjencën e Policlinico-s së Milanos, u lirua ditën tjetër dhe më pas u shtrua në një klinikë private.

Vetë Belén Rodríguez ka deklaruar publikisht muajt e fundit se po përballet me kriza depresive dhe se është nën trajtim mjekësor. Autoritetet pritet t’i dorëzojnë së shpejti prokurorisë raportin paraprak për të vlerësuar nëse do të ngrihet zyrtarisht akuza për mosdhënie ndihme pas aksidentit.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.