☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.38 ▼0.18%
ARI 4,507 ▼3.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,512 ▼ -3.03% ETH $2,432 ▼ -2.64% XRP $1.3771 ▼ -5.09% SOL $103.0200 ▼ -5.48%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.38 ▼0.18 % ARI 4,507 ▼3.38 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.38 ▼0.18 % ARI 4,507 ▼3.38 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Kosova

Berat Luzha rrëfen takimet me Kadri Zekën: Dyshoja se ishte i organizuar

Berat Luzha ka rrëfyer për njohjen dhe takimet e tij me veprimtarin Kadri Zeka, si dhe për kontaktet me Jusuf Gërvallën, gjatë kohës kur të dy punonin në gazetën “Rilindja”.

Luzha, në Debat Plus të TV Dukagjinit, në kuadër të ciklit “Dosjet”, ka treguar se e kishte njohur Kadri Zekën dhe se ishin takuar disa herë, madje edhe në banesën ku banonte Hydajet Hyseni.

Ai ka shpjeguar se, për shkak të rregullave të konspiracionit, nuk e kishte ditur se Zeka ishte i organizuar.

“Po. Unë e kam njohur, jemi takuar disa herë, bile jemi takuar edhe në banesë ku banonte Hydajeti shumë herë por asnjëherë nuk kam ditë që edhe ai është i organizuar në grup për shkak se rregullat e konspiracionit ishin të tilla që ne nuk dinim për njëri-tjetrin përveçatyre që ishin celulë”, tha Luzha.

I pyetur për përshtypjen që kishte për Kadri Zekën pas takimeve të para, Luzha ka thënë se kishte dyshuar se ai ishte i organizuar bashkë me Hydajet Hysenin, por nuk kishte pasur siguri për këtë.

“Unë vazhdimisht kam dyshuar se edhe Kadriu ishte i organizuar bashkë me Hydajetin,por këtë nuk e kisha të sigurt, prandaj asnjëhere nuk kemi mundur të bisedojmënë atë mënyrë që të dimë për njëri tjetrin. Vazhdimisht kemi biseduar për çështjetjera, për çështje të ndryshme por jo për lidhje me organizime.”

Luzha ka folur edhe për takimet me Jusuf Gërvallën, me të cilin kishte punuar në “Rilindje”. Ai ka treguar se ishte takuar me të disa herë në redaksi, por edhe gjatë udhëtimeve, megjithatë nuk kishin diskutuar për çështje organizative.

“Jusufin e kam takuar shumë herë në redaksi por nuk jemi ndalë asnëjehre të bisedojmëvecantë, njëhere në një ambulancë, jemi takuar të qytetit dhe kemi folë pak a shumë, jemi ndalë, kemi bisedu. Njëhere tjetër kemi bisedu gjatë, gjatë udhëtimit prej Pejës në Prishtinë kemi qëlluar që të ulemi në një bankë të autobusit dhe pastaj kemi hapë bisedën por në asnjë mënyrë për cështje organizative”, u shpreh Luzha.

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.