“Vetëvendosja e Kurtit, organizim antishqiptar”- Kryeziu: Kjo është çmenduri, Shqipëria ndihmoi Kosovën në ditët më
Askush nuk i është përgjigjur thirrjes për organizim nga Prishtina drejt protestave në Tiranë.
Prej 24 orësh në rrjetet sociale qarkulloi një video që bëri thirrje për pjesëmarrje në protestat kundër qeverisë shqiptare.
Në materialin e shpërndarë kryesisht në Instagram thuhet se nisja do të bëhej në orën 12:00 nga parkingu pas Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Qëndrim Kryeziu, ish-kandidat për deputet nga PDK, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për ndikimin e saj në zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe për raportet me Shqipërinë.
Kryeziu tha se Shqipëria, e cila sipas tij u hapi dyert shqiptarëve të Kosovës, u ofroi strehim dhe armë për t’u përballur me Serbinë, nuk duhet të dëmtohet.
Ai gjithashtu ka përmendur raportet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke e cilësuar këtë të fundit si mik të ngushtë të Kurtit.
“Shkojnë ta dëmtojnë Shqipërinë që na hapi dyert, na dha vend për të fjetur dhe armë për të mposhtur Serbinë. Është antishqiptare. Vetëvendosja organizoi nisjen e të rinjve drejt Tiranës. Janë asamblistë, kandidatë apo ish-kandidatë për deputetë, është një strukturë e tërë. Është një çmenduri, pa ditur as si janë rrethanat.
Vetëvendosja ka ndikuar në Maqedoni dhe ka shkatërruar proceset ligjore për shqipen. Marrëveshja e Ohrit është e dëmshme dhe e ka shkatërruar Kosovën. Edhe Albini është mik i ngushtë me Mickoskin. Edhe për Lojërat Mesdhetare, ende nuk i kanë bërë pagesat për Lojërat Mesdhetare. Kandidati kryesor që pritet t’i marrë është Greqia.”



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.