☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 90.59 ▼0.57%
ARI 4,189 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $86,028 ▲ +0.91% ETH $2,720 ▲ +0.66% XRP $1.5126 ▲ +0.87% SOL $120.7700 ▼ -0.49%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.59 ▼0.57 % ARI 4,189 ▲0.63 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.59 ▼0.57 % ARI 4,189 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

Sali Berisha, pas daljes nga SPAK, deklaroi për mediat se arsyeja e ndryshimeve të fundit ligjore janë “telefonat e Ramës, mesazhet e Edi Ramës, mesazhet e Linda Ramës, mesazhet e Olsi Ramës”.

“Se tani çfarë ka ndodhur? Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni dhe i gjithë enturazhi po e kuptojnë që i ka shitur Edi Rama.
I pabesi besë nuk ka. Edhe ai nuk mund të jetë i pabesë vetëm me mua, po qe i pabesë ndaj meje, është i pabesë ndaj të gjithëve. Pra, pabesia nuk është selektive. Pra, ky i ka shitur dhe ata kanë filluar të flasin. Ata e kuptuan që i kishte dhënë të gjitha porositë, të gjitha garancitë, ky njeri i lëshoi në duart e policisë. Dhe ky tani për të zhvlerësuar qindra mesazhe e dokumente të tyre që i ka ky, shkëmbimet me Roni Yeffet, me Ermal Beqirin, me Vlora Hysenin dhe të tjerët në grupin e strukturuar kriminal, për të çliruar veten nga këto… Pra, është e tëra për të shpëtuar Edi Ramën nga provat të cilat nuk mund t’i zhvlerësojë kurrë”, tha Berisha, shkruan A2.

“Prisni, në Këshillin e Evropës, me zyrtarët e lartë me të cilët unë bisedova, shtrova problemin se ky u përpoq t’i zhvlerësonte këto me Gjykatë Kushtetuese. Nëqoftëse u kujtohet, u dërguan regjistrimet e dosjes Metamorfoza dhe po të merrnin ato goditje, do merrnin të gjitha. U dhanë dhe miliona, miliona euro aty, u bë një turp i madh, se ç’u bë, nuk u mor vesh, por në fund dështoi në atë përpjekje. Dhe tani do të bëjë ligjin t’i zhvlerësojë me ligj. Kjo është e gjitha. Por, heshtja e tyre i inkriminon nga i pari tek i fundit”, shtoi kreu demokrat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.