☁️
Tiranë 19°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,556 ▲ +0.27% ETH $2,252 ▲ +1% XRP $1.2497 ▲ +0.24% SOL $96.0700 ▼ -0.49%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

“Berisha është porositësi i dhunës!”- Mahmutaj: T’i japin fund vandalizmit dhe akteve rrugaçërore ndaj pasurisë së

Gazetari Fatos Mahmutaj ka komentuar protestat e dhunshme në Tiranë, duke dënuar aktet e vandalizmit dhe dëmtimin e pronës publike dhe private. Në një intervistë për emisionin “Ora e Fundit”, Mahmutaj u shpreh se protestat e dhunshme nuk sjellin asnjë rezultat, ndërsa paralajmëroi se përgjegjësia për aktet e dhunës duhet të shkojë përtej personave që i kanë kryer ato.

“Ideja është që unë shpresoj të mos ketë më protesta të dhunshme ose, të paktën, t’i kenë kuptuar edhe ata që nuk e kishin kuptuar më përpara, domethënë, ata që mendonin se funksiononte mirë shkatërrimi i shtetit, i pasurisë së shqiptarëve dhe i pronave private. Besoj se duhet të kenë reflektuar se kjo lloj proteste dhe kjo lloj dhune nuk të çojnë askund.

Unë shpresoj që nesër ta kenë kuptuar këtë dhe t’i japin fund vandalizmit dhe akteve rrugaçërore ndaj pasurisë së shqiptarëve dhe, le të themi, ndaj pasurisë private të disa të tjerëve. Sepse shkatërrimi i bankave private dhe i bizneseve private është një lloj fature që, edhe pse mund të dëmshpërblehet nga siguracionet apo nga mekanizmat qeveritarë, lë një njollë mbi ata njerëz që e vuajtën mbi kurriz. Pra, do të jetë një plagë e hapur për ta.

Unë shpresoj që nesër të mos ketë akte dhune. Tani, për t’u kthyer te pyetja juaj, nëse duhet të shqetësohen më shumë dhunuesit apo porositësit e dhunës, unë mendoj se duhet të shqetësohen porositësit e dhunës, sepse, sidoqoftë, dhunuesit identifikohen, merren në përgjegjësi dhe përgjegjësia do të përcillet drejtpërdrejt te ata që e porositën dhunën.

Për më tepër, porositja e dhunës bëhet për hiçmosgjë. Është thjesht për disa kapriço që nuk kanë as anë, as udhë, dhe për disa akte vandalizmi, të cilat thjesht shkatërrojnë pasurinë e shqiptarëve”, tha Mahmutaj.

Ai drejtoi gishtin nga Sali Berisha, të cilin e cilësoi si porositësin e dhunës, duke pretenduar se Partia Demokratike është kthyer në një mekanizëm të tillë. Gazetari u shpreh gjithashtu me shpresën që protestat e ardhshme të zhvillohen pa incidente dhe akte vandalizmi.

“Sali Berisha, mor vëlla, është ajo punë. Dihet, dihet kush është porositësi i dhunës. Domethënë, njeriu që prodhon dhunë, porosit dhunë, bën dhunë dhe gjithçka e ka mbështetur mbi dhunën është Sali Berisha.

Domethënë, dhuna ka gjithmonë një emër dhe ky emër është një emër i përveçëm, një emër real, i cili është skeduar gjerësisht si dhunues dhe si aktivist i dhunës. Dhe ky është Sali Berisha.

Pra, nuk duhet të mendojmë gjatë. Nuk ka nevojë për të menduar gjatë. Është Sali Berisha ai që ka marrë peng Partinë Demokratike dhe e ka kthyer atë në një mekanizëm dhune”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.