🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,587 ▲0.02%
DOW 51,845 ▼0.48%
NASDAQ 26,095 ▲0.44%
NAFTA 102.41 ▼3.23%
ARI 4,332 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,896 ▲ +0.93% ETH $2,406 ▲ +1.7% XRP $1.2870 ▼ -0.77% SOL $98.1100 ▲ +1.69%
S&P 500 7,587 ▲0.02 % DOW 51,845 ▼0.48 % NASDAQ 26,095 ▲0.44 % NAFTA 102.41 ▼3.23 % ARI 4,332 ▼0.03 % S&P 500 7,587 ▲0.02 % DOW 51,845 ▼0.48 % NASDAQ 26,095 ▲0.44 % NAFTA 102.41 ▼3.23 % ARI 4,332 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Politika

Berisha nis “Foltoren e Ripërtëritjes” nga Kruja: Duhet t’i japim zgjidhje kësaj rrokullisjeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi të mërkurën pasdite një takim me demokratët e Krujës, teksa deklaroi se kjo veprimtari shënonte inaugurimin e “Foltores së Ripërtëritjes”.

“Unë duhet t’u them një të vërtetë ju: në axhendën time ekzistonte, ta quajmë Foltorja e Ripërtëritjes, por kam kënaqësi që këtë veprimtari, këtë përpjekje të re, e inaugurojmë këtu në Krujë. Dhe nuk ka një vend të dytë ku mund të frymëzojë më shumë se Kruja për një përpjekje të madhe”, tha Berisha.

Ai u shpreh se PD-ja ka kaluar periudha të vështira, ndërsa theksoi se sipas tij, koha kërkon një përgjigje ndaj situatës në vend.

“Sot koha na thërret t’i japim përgjigje kësaj gjendje dramatike, t’i japim zgjidhje kësaj rrokullisje të madhe, kësaj gjendje dramatike në të cilën e ka katandisur regjimi i Edi Ramës, Shqipërinë dhe shqiptarët”, deklaroi ai.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se gjatë 10 viteve në pushtet ka shkaktuar, sipas tij, dëme të mëdha në vend. Ai pretendoi se 47% e shqiptarëve janë larguar nga Shqipëria, duke e lidhur këtë me politikat e qeverisë dhe akuzat e tij për keqpërdorimin e fondeve publike.

“Ky shok demografik është goditja më e tmerrshme që kemi marrë ne nga çdo luftë”, tha Berisha.

Duke iu referuar situatës ekonomike, ai foli edhe për pensionistët dhe çmimet, duke deklaruar se ka shqiptarë që, sipas tij, e kanë të vështirë të sigurojnë ushqimet bazë.

“Por sot të jemi të sigurt që janë dhjetëra mijëra shqiptarë që numërojnë kafshatën. Që me atë pension që marrin, nuk sigurojnë dot ushqimin normal të dy javëve”, u shpreh Berisha.

Fjalimi i kryetarit të PD-së u përqendrua te procesi i ripërtëritjes së partisë, situata ekonomike dhe demografike në vend, si dhe kritikat ndaj qeverisë Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.