☁️
Tiranë 12°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,557 ▲ +0.9% ETH $2,254 ▲ +0.55% XRP $1.2528 ▼ -0.06% SOL $95.8700 ▲ +0.37%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Bajrami kritikon Kurtin: Një gjë është me i nda 1 miliard euro në letër, e krejt tjetër me i shndërrua ato në rrugë e shkolla

Bajrami kritikon Kurtin, thotë se buxheti kaloi fillimisht në filtrin e LVV-së, pastaj do të miratohet në Qeveri.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosmiratimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2027 brenda afatit ligjor, duke e akuzuar se po e vendos partinë mbi institucionet shtetërore.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin t’ia dorëzojë Kuvendit jo më vonë se më 31 tetor.

Ajo ka theksuar se, ndonëse afati përfundon më 31 tetor, projektbuxheti ende nuk është miratuar në Qeveri.

Sipas Bajramit, Kurti ka paralajmëruar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje se buxheti do të miratohet të hënën, më 2 nëntor.

Deputetja e LDK-së ka kujtuar se vitin e kaluar, më 31 tetor, Kurti kishte deklaruar se buxheti ishte miratuar brenda afatit ligjor.

Ajo e ka kritikuar kryeministrin edhe për mënyrën e trajtimit të procesit të miratimit të buxhetit.

“Por, meqë tashmë veç kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i Republikës fillimisht ‘kaloi’ filtrin e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, pastaj do të miratohet në Qeveri dhe pas çdo afati ligjor do t’i dërgohet Kuvendit”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka ngritur pikëpyetje edhe për paralajmërimin e mbi një miliard eurove për investime kapitale, duke thënë se vlerësimi i tyre do të bëhet pasi të publikohet projektbuxheti.

Bajrami ka përmendur gjithashtu vonesat në përfundimin e Autostradës së Gjilanit, për të cilën, sipas saj, janë shpenzuar rreth 80 milionë euro, ndërsa projekti ende nuk ka përfunduar.

Ajo ka kritikuar edhe zvarritjen e projekteve të tjera rrugore, duke theksuar se ndarja e mjeteve në letër nuk nënkupton domosdoshmërisht realizimin e investimeve.

“Një gjë është me i nda 1 miliard euro në letër, e krejt tjetër me i shndërru ato në rrugë, shkolla, spitale e projekte të përfunduara”, ka shkruar ajo.

Në fund, deputetja e LDK-së ka kërkuar respektimin e ligjit dhe të afateve nga institucionet shtetërore.

“Buxheti është i shtetit/qytetarëve, jo i partisë. Ligji dhe afatet ligjore vlejnë dhe duhet të respektohen edhe nga qeveritarët”, ka përfunduar Bajrami.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.