☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.17 ▼0.43%
ARI 4,636 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,806 ▲ +1.18% ETH $2,489 ▼ -0.15% XRP $1.4309 ▲ +1.68% SOL $106.8000 ▲ +5.31%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.17 ▼0.43 % ARI 4,636 ▼0.61 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.17 ▼0.43 % ARI 4,636 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Politika

“Berisha non grada nga DASH”, Rama intervistë me Grenell: Dëshmi se askush s’është mbi ligjin!

“Vendimi i DASH, njoftim për mbarimin e tranzicionit dhe pandeshkueshmërisë”

Ish-i dërguari i posaçëm i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump Richard Grenell, ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin Edi Rama, ku mes të tjerash e pyeti atë edhe për vendimin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj disa individëve në Shqipëri duke iu ndaluar atyre hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri Edi Rama foli për herë të parë këtë të enjte mbi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” të ish-Kryeministrit Sali Berisha. Në intervistë me ish-Emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhënë për median amerikane Newsmax, Rama tha se vendimi i DASH tregoi se askush nuk është mbi ligjin.

“Në njërën anë është pikëllues ky realitet, por është sinjal që administrata amerikane vazhdon të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë si njoftim për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin”.

Rama falenderoi ish-Emisarin Grenell për kontributin e tij në iniciativën e Mini-Shengenit, të cilin ai e konsideroi ende një projekt të mundshëm për t’u realizuar.

“Më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuesit të iniciativës së Mini-Shengenit për të cilin ju falenderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave”.

Kryeministri Rama përsëriti kritikat ndaj BE-në teksa u pyet rreth mungesës së një vendimi për çeljen zyrtarisht te negociatave.

Është trishtuese sepse nga njëra anë thonë që i kemi plotësuar kushtet, dhe nga ana tjetër, KE nuk ka mundësi që të marrë një vendim. Kjo ka të bëjë me disa probleme me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, por sërish për ne është frustruese. Gjëja e keqe është që po mësohemi që BE po dështon herë pas here që të mbajë premtimet.

Pak ditë më parë BE nuk arriti të gjejë konsensusin për përcaktimin e një date për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe shkak u bënë mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes Sofjes dhe Shkupit për çështjet historike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.