☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,622 ▼1.27%
DOW 52,058 ▼0.54%
NASDAQ 25,605 ▼2.21%
NAFTA 104.24 ▲2.2%
ARI 3,934 ▼2.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,830 ▼ -4.52% ETH $2,218 ▼ -4.81% XRP $1.2313 ▼ -4.74% SOL $94.5400 ▼ -6.22%
S&P 500 7,622 ▼1.27 % DOW 52,058 ▼0.54 % NASDAQ 25,605 ▼2.21 % NAFTA 104.24 ▲2.2 % ARI 3,934 ▼2.43 % S&P 500 7,622 ▼1.27 % DOW 52,058 ▼0.54 % NASDAQ 25,605 ▼2.21 % NAFTA 104.24 ▲2.2 % ARI 3,934 ▼2.43 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha sulmon Ballën në Kuvend: Përfaqëson kartelet e drogës, bandat dhe krimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza të forta ndaj kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Berisha reagoi pas fjalës së Ballës, duke e akuzuar se është i lidhur me grupet kriminale dhe se ka ndërhyrë në favor të personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

“Parafolësi është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve të drogës. Është shërbëtori më i shpifur i tyre. Parafolësi është njeriu që ka liruar dy terroristë që vendosën tritolin në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës. Parafolësi është negociatori i pazarit të votave“, deklaroi Berisha.

Më tej, kreu i demokratëve pretendoi se Balla ka ndërmjetësuar marrëveshje në favor të personave të botës së krimit, duke përmendur edhe emrin e Suel Çelës.

“Do t’ju lexoj edhe njëherë çfarë bën ky, pazaret që bën ky për makinat e Suel Çelës. Prandaj edhe ata që janë jashtë, me të drejtë kërkojnë fundin e këtij parlamenti, sepse ju përfaqësoni bandat dhe krimin dhe jo qytetarët. Duhet të dëgjohet zëri i tyre“, u shpreh Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.