☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 06 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $79,715 ▼ -0.41% ETH $2,491 ▲ +0.49% XRP $1.4087 ▼ -0.87% SOL $106.0000 ▲ +1.94%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
06 Sep 2026
Breaking
Politika

Berisha sulmon Ramën nga SHBA: Ky monstër bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me militantë në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kreu i PD-së u prit me protesta para hyrjes në sallën ku do të mbahej takimi, me disa qytetarë që po thërrisnin në kor ‘Berisha n’burg’ dhe ‘Berisha, doktori i Enver Hoxhës’.

Në fjalimin e mbajtur para të pranishmëve, Berisha vlerësoi rolin e diasporës shqiptare, duke u shprehur se “diaspora shqiptare në SHBA është fati i mirë i kombit shqiptar”.
“Për ne sot, kjo është një ditë jo e zakonshme. Sot është një ditë që për mua ngjall emocione. Është një ditë që shumëkush e ka menduar të pamundur, si një ditë që nuk do ta shihnim ndonjëherë”, tha Berisha, duke iu referuar rikthimit të tij në SHBA.
Berisha u ndal edhe te sanksionimi ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar atë si një padrejtësi të bërë nga ajo që ai e quajti ‘e majta ekstreme’.

“Kush jemi ne për të sfiduar një padrejtësi që bëhet nga forca shumë herë më të mëdha se ne? Kemi pyetur ‘kush jemi ne, kur e gjithë bota është kundër nesh?’ Ne jemi shqiptarë dhe qëndrojmë të pamposhtur për dinjitetin tonë. Luftojmë dhe qëndrojmë të vendosur për familjet tona. Luftojmë në kushtet më të pabarabarta për kombin tonë, dinjitetin dhe lirinë e tij”, deklaroi ai.
Pavarësisht se ‘non grata’ ndaj Berishës nuk është hequr, Berisha me vizitën në SHBA e cilësoi si çështje të mbyllur, duke e lidhur me zhvillimet politike në SHBA. “I qartë si kristali se kjo padrejtësi nuk po vinte nga SHBA-të, por nga axhendat anti-liri, anti-komb, të asaj që vetë Presidenti Trump e ka emërtuar si ekstremi i majtë”, tha Berisha.
Duke cituar ish-presidentin amerikan Abraham Lincoln, ai tha se “rëndësi nuk ka sa herë rrëzohesh, por sa herë ngrihesh”, për të shtuar më pas: “Dhe unë vendosa të ringrihem”.

Berisha vijoi duke folur për atë që e konsideron si ndryshimin politik në SHBA pas zgjedhjes së Donald Trump. “E nisëm këtë betejë në errësirë, por asnjë natë nuk zgjat pafundësisht. Kur unë nisa këtë betejë, populli i madh amerikan vendosi të ringrihet, duke zgjedhur President Donald Trump”, u shpreh ai.
Më tej, Berisha deklaroi se, sipas tij, bota e lirë ka nisur të distancohet nga ajo që ai e quan “agresioni i ekstremit të majtë”. “Pak nga pak, bota e lirë filloi të ringrihet nga agresioni i ekstremit të majtë”, tha ai, duke shtuar se personat që, sipas tij, kishin marrë vendime kundër tij, tashmë janë përballur me pasoja. Kreu i PD-së thumboi edhe ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, për të cilën tha se sot është e papunë.
“Ata që na treguan ne barin, përfunduan të papunë. Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non grata vetë në vendin e tyre. Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje në Shqipëri, sot janë pas hekurave. Kurse unë sot po qëndroj me dy këmbë në atë tokë që ata mendonin të ma ndalonin përgjithmonë”, deklaroi Berisha.

Ai falënderoi diasporën shqiptare në SHBA për mbështetjen, por theksoi se vizita e tij nuk kishte vetëm karakter festiv. “Këtu nuk kam ardhur vetëm për falënderime dhe festime. Sot unë kam ardhur këtu me një thirrje të fortë për ju dhe çdo shqiptar tjetër në çdo vend të botës. Sot kam një kushtrim për gjithë shqiptarët”, tha Berisha.
Duke u ndalur te situata politike në Shqipëri, Berisha akuzoi qeverinë Rama për lidhje me krimin dhe trafikun e drogës. “Në Shqipëri ekstremi i majtë që ka lindur nga krimi, është shartuar me kartelet e drogës që Presidenti i SHBA-së po i krahason me organizatat terroriste”, u shpreh ai.
Berisha sulmoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se po pengon drejtësinë përmes shumicës parlamentare. “Ky monstër me emrin Edi Rama bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit, si në rastin e Lubi Ballukut”, deklaroi Berisha.
Në vijim, ai akuzoi Ramën dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç për qëndrime kundër interesave shqiptare. “Ai dhe padroni i tij Vuçiç është faktuar një armik i egër i interesit kombëtar, i Kosovës dhe kombit shqiptar”, tha Berisha.

Fjalimi i Berishës u përqendrua te rikthimi i tij në SHBA, roli i diasporës shqiptare dhe përballja politike në Shqipëri, ndërsa ai e mbylli fjalën e tij me një thirrje për angazhim të shqiptarëve kudo që ndodhen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.