🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $59,910 ▼ -1.35% ETH $1,671 ▼ -1.98% XRP $0.9507 ▼ -0.24% SOL $72.0200 ▲ +1.01%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha u jep zemër demokratëve nga Kamza: E di që jeni rraskapitur në opozitë, por jemi në kilometrin e fundit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është rikthyer edhe një herë kilometrit të fundit për t’i dhënë zemër të tijëve.

Gjatë një takimi në Kamëz, Berisha tha se e di që demokratët janë lodhur e rraskapitur në opozitë gjithë këto vite, por kërkoi prej tyre edhe një sforco të fundit.

“Unë e di se opozitarët kaq vite në opozitë janë të lodhur. Unë e di se janë të rraskapitur. I di të gjitha. Por di dhe këtë që ne kurrë s’duhet të dorëzohemi. Tani që jemi në kilometrin e fundit, ne duhet të qëndrojmë si viganë”, tha Berisha mes të tjerash.

Ai foli edhe për protestën:

“Sot opozita është shtuar me një opozitë të re, e cila ka bërë që në Shqipëri, ajo që quhet mazhorancë të jetë një minorancë, çdo ditë e më e madhe si minorancë. Lëvizja, e quajtur e flamengove, që bashkoi në shesh si kurrë ndonjëherë demokratë, socialistë, të paparti, në dhjetëra mijëra, qindra mijëra qytetarë ishte një goditje shumë e rëndë për regjimin, një damkosje ndërkombëtare e jashtëzakonshme. Revolta studentore ishte shpërthim i një guximi të paparë, shpërthim të atillë guximi rrugët e Tiranës, guximtarë si studentët nuk kishin parë ndonjëherë.

Dhe ja pra ku jemi në një situatë krejt tjetër. Jemi në një situatë në të cilën ka një kushtrim, ka një apel që kjo opozitë, më e madhe se kurrë; kjo opozitë, më luftarake se kurrë; kjo opozitë, më e fuqishme se kurrë, duhet të bashkohet”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.