Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.99 ▲0.58%
ARI 4,457 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,186 ▲ +1.66% ETH $1,899 ▲ +0.36% XRP $0.9951 ▼ -0.48% SOL $75.4700 ▲ +0.43%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.99 ▲0.58 % ARI 4,457 ▼0.38 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.99 ▲0.58 % ARI 4,457 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Berisha udhëzon pedagogët: Bëni gjithçka që kjo protestë të ketë sukses, mos dekurajoni studentët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje pedagogëve dhe studentëve të kontribuojnë në protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë, duke e cilësuar atë si një kauzë të drejtë kundër regjimit autokratik, siç e cilësoi ai. Në fjalën e tij para deputetëve demokratë, Berisha tha se PD e mbështet plotësisht protestën, ndonëse nuk është organizatore e saj.

“Thirrja ime për ju, për pedagogët e universiteteve, është të mendojnë se si të kontribuojnë në këtë protestë. Roli i studentëve dhe roli juaj në mbështetje të saj është i jashtëzakonshëm. Kjo protestë ka zgjedhur rrugën paqësore, strikt paqësore, të përballjes me regjimin. Çka do të thotë që mund të jetë më e zgjatur, por rezultatin do ta ketë.  Nuk ka asnjë lloj mundësie që Edi Rama të shpëtojë nga ky zemërim i përgjithshëm popullor. Dhe ju duhet të bëni gjithçka që ky zemërim të ketë sukses. Kjo revoltë, kjo protestë të përfundojë me sukses. Disa informacione shumë shqetësuese tregojnë se janë bërë presione mbi studentët. Studentët janë në provime. Dhe studentët janë masivisht në protestë, por ka edhe pedagogë që u kanë bërë presion atyre. Ju, në departamentet tuaja duhet të jeni avokatë të studentëve dhe nuk duhet të pajtoheni me asnjë njeri që u bën presion studentëve”.

Berisha tha se opozita ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për administrimin e pasurive kulturore dhe të ashtuquajturën “paketë të maleve”, të cilën ai e konsideroi si favorizuese për investime të dyshimta.

Ai përsëriti gjithashtu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për manipulim të zgjedhjeve dhe përdorim të institucioneve shtetërore në funksion të pushtetit, pretendime që janë mohuar vazhdimisht nga mazhoranca.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.