⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,930 ▲ +0.25% ETH $2,244 ▲ +0.47% XRP $1.1661 ▼ -1.41% SOL $90.0500 ▼ -0.23%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

BERLIN – AfD humbet epërsinë në një land gjerman, dy javë para zgjedhjeve

BERLIN, N, 3 shtator /ATSH/ – Dy javë para zgjedhjeve në landin verilindor gjerman Mecklenburg-Vorpommern, Partia Socialdemokrate (SPD) po ngushton ndjeshëm diferencën me Alternativën për Gjermaninë (AfD), sipas një sondazhi të publikuar.

Sondazhi i institutit Infratest dimap, i porositur nga transmetuesi publik NDR, e rendit SPD-në në 32%, vetëm tre pikë përqindje pas AfD-së.

Zgjedhjet në Mecklenburg-Vorpommern do të zhvillohen më 20 shtator, dy javë pas zgjedhjeve në landin fqinj Saksonia-Anhalt, të cilat kanë tërhequr vëmendje të madhe për shkak të mundësisë që AfD, parti e ekstremit të djathtë dhe kundër emigracionit, të kryesojë për herë të parë një qeveri landore.

AfD ka mbajtur për muaj me radhë një avantazh në Mecklenburg-Vorpommern.

Një sondazh tjetër i publikuar të mërkurën nga instituti Forsa e rendiste AfD-në në 37%, kundrejt 28% për SPD-në.

Kryeministrja e landit, Manuela Schwesig, po përpiqet të ruajë postin e saj, pavarësisht pakënaqësisë ndaj qeverisë federale në Berlin, ku socialdemokratët janë partneri më i vogël në koalicionin me konservatorët e kancelarit Friedrich Merz.

Në sondazhin e fundit, Të Majtët renditen të tretët me 11%, ndërsa CDU e Merzit në vendin e katërt me 8%. Ky do të ishte rezultati më i dobët i CDU-së në historinë e zgjedhjeve në një land gjerman.

Pas tyre renditen Të Gjelbrit me 5%, pragu minimal për të fituar mandate në parlamentin e landit, ndërsa Aleanca populiste Sahra Wagenknecht (BSW) merr 4%.

Sondazhi sugjeron se koalicioni aktual i Schwesig me Të Majtët nuk do të kishte mbështetje të mjaftueshme për shumicën, duke hapur mundësinë e krijimit të një koalicioni me tre parti, ku do të përfshiheshin edhe të Gjelbrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.