☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,622 ▼1.27%
DOW 52,058 ▼0.54%
NASDAQ 25,605 ▼2.21%
NAFTA 104.24 ▲2.2%
ARI 3,934 ▼2.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,830 ▼ -4.52% ETH $2,218 ▼ -4.81% XRP $1.2312 ▼ -4.74% SOL $94.5400 ▼ -6.22%
S&P 500 7,622 ▼1.27 % DOW 52,058 ▼0.54 % NASDAQ 25,605 ▼2.21 % NAFTA 104.24 ▲2.2 % ARI 3,934 ▼2.43 % S&P 500 7,622 ▼1.27 % DOW 52,058 ▼0.54 % NASDAQ 25,605 ▼2.21 % NAFTA 104.24 ▲2.2 % ARI 3,934 ▼2.43 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Wadephul: NATO më e fortë se kurrë pas samitit të Ankarasë

BERLIN, 9 korrik /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul tha se nuk beson se NATO është dobësuar nga tensionet e fundit me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke këmbëngulur se aleanca mbetet e bashkuar pas samitit të saj në Ankara.

“Kjo NATO po qëndron e bashkuar”, tha diplomati i lartë gjerman.

”Në fund të samitit, Trump ka qëndruar qartë në anën e aleatëve evropianë të Shteteve të Bashkuara”, tha Wadephul.

I pyetur nëse NATO ishte afër pikës së thyerjes, Wadephul u përgjigj se “NATO është më e fortë se kurrë.”

Ai përmendi pranimin e fundit të Suedisë dhe Finlandës si provë të besimit në aleancë dhe tha se NATO kishte treguar gjithashtu se ishte e aftë të ofronte mbështetje të fortë për Ukrainën.

Wadephul pranoi se kishte pasur “vërejtje irrituese” gjatë samitit.

“Por, në diskutimet e brendshme, ne ishim shumë të bashkuar dhe shumë të qartë me njëri-tjetrin. Dhe ne gjithashtu i përjetojmë amerikanët në të gjitha strukturat e stafit dhe në të gjitha diskutimet politike brenda NATO-s si shumë të besueshëm”, tha ai.

”Aleatët evropianë po marrin më shumë përgjegjësi brenda NATO-s”, tha Wadephul, duke shtuar se kjo ishte pozitive sepse mund t’i linte ata disi më pak të varur nga të tjerët.

Trump i shpërfilli publikisht aleatët evropianë gjatë samitit të NATO-s në Ankara.

Trump tha se donte të “ndërpriste të gjithë tregtinë” me Spanjën për shkak të shpenzimeve të saj të mbrojtjes dhe refuzimit për të mbështetur luftën në Iran, duke e quajtur vendin një “partner të tmerrshëm”.

Ai gjithashtu e renditi Gjermaninë midis vendeve që tha se e kishin zhgënjyer SHBA-në.

Trump më vonë përdori një ton shumë të ndryshëm në konferencën e tij përmbyllëse për shtyp, duke e përshkruar samitin si “jashtëzakonisht të suksesshëm” dhe duke lavdëruar “dashurinë e jashtëzakonshme” dhe unitetin./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.