🌧️
Tiranë 20°C · Shi 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,184 ▼1.91%
DOW 49,160 ▼2.07%
NASDAQ 23,908 ▼2.14%
NAFTA 82.80 ▲0.6%
ARI 3,668 ▼1.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $62,256 ▼ -0.65% ETH $1,763 ▲ +0.5% XRP $0.9638 ▼ -0.23% SOL $73.2500 ▲ +0.32%
S&P 500 7,184 ▼1.91 % DOW 49,160 ▼2.07 % NASDAQ 23,908 ▼2.14 % NAFTA 82.80 ▲0.6 % ARI 3,668 ▼1.97 % S&P 500 7,184 ▼1.91 % DOW 49,160 ▼2.07 % NASDAQ 23,908 ▼2.14 % NAFTA 82.80 ▲0.6 % ARI 3,668 ▼1.97 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Witkoff: Trump diskutoi luftën në Ukrainë gjatë samitit në Kinë

BERLIN, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump ka ngritur çështjen e luftës në Ukrainë gjatë samitit trepalësh në qytetin kinez të Shenzhenit, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping, tha negociatori amerikan, Steve Witkoff.

Sipas Witkoff, Trump e vendosi luftën në Ukrainë dhe arritjen e një zgjidhjeje paqësore për konfliktin mes Moskës dhe Kievit në qendër të diskutimeve gjatë takimit trepalësh.

Negociatori amerikan vlerësoi angazhimin e presidentit Trump, duke deklaruar se ai meritonte vlerësim për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

Deklaratat e Witkoff u bënë pas samitit për Ukrainën, të zhvilluar të enjten në Berlin, ku kancelari gjerman Friedrich Merz priti përfaqësues nga 40 vende, në kuadër të takimit më të madh deri më tani të të ashtuquajturit “Koalicioni i të Vullnetshmëve”, që mbështet Ukrainën.

Takimi në kryeqytetin gjerman u zhvillua vetëm pak orë pas samitit trepalësh mes Trump, Putin dhe Xi Jinping.

Megjithatë, në deklaratën e përbashkët të publikuar pas takimit në Shenzhen nuk pati asnjë referencë për luftën në Ukrainë.

Ndërkohë, presidenti amerikan kishte bërë të ditur më herët se konflikti ishte pjesë e diskutimeve edhe gjatë takimit të tij dypalësh me homologun rus, Vladimir Putin./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.