☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.91 ▲0.89%
ARI 3,894 ▼3.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,008 ▼ -4.18% ETH $2,242 ▼ -3.14% XRP $1.2497 ▼ -1.65% SOL $95.1000 ▼ -3.95%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.91 ▲0.89 % ARI 3,894 ▼3.4 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.91 ▲0.89 % ARI 3,894 ▼3.4 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

BERZH, 60 mln euro për të përmirësuar infrastrukturën e turizmit në Shqipëri

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë me dije, se po planifikon një financim deri në 60 milion euro, për të financuar një program mbi nën-projektet e infrastrukturës që mundësojnë turizmin në qytetet e Shqipërisë të Beratit, Korçës, Fierit dhe Shkodrës.

Kredia pritet të financojë gjithashtu nën-projektet e përgjithshme të infrastrukturës komunale dhe transportit në të gjithë vendi.

“Programi synon të trajtojë çështjet që pengojnë sektorin e turizmit në Shqipëri përmes investimeve në infrastrukturë dhe bizneseve të lidhura me turistët dhe të ndihmojë Shqipërinë të arrijë objektivin e strategjisë kombëtare për zhvillimin dhe investimet për të përmirësuar konkurrencën e vendit dhe rritjen ekonomike përmes një cilësie të lartë dhe të qëndrueshme turizmi, “shtoi huadhënësi.

Kredia do të bashkëfinancojë programin së bashku me një grant investimi të BE-së, prej 40 milion eurosh, që do të vihet në dispozicion përmes instrumenteve për ndihmën para-pranuese (IPA).

Në këtë kontekst, theksoi BERZH, po kërkon të angazhojë një konsulent për të mbështetur krijimin e një këshilli të aftësive sektoriale (SSC) për të udhëhequr politikën e arsimit në sektorin e turizmit dhe mikpritjes brenda programit të veprimit IPA.

“Rezultati i pritshëm i detyrës është krijimi i një platforme të angazhimit të politikave të drejtuar nga sektori privat për turizmin dhe mikpritjen – SSC në Shqipëri,” thanë njoftim banka.

Caktimi i këshilltarit pritet të fillojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe ka një kohëzgjatje të përgjithshme të vlerësuar 24 muaj. Kostoja e vlerësuar e detyrës është deri në 150 mijë euro. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 10 janari i vitit 2020.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.