☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $77,343 ▼ -0.02% ETH $2,430 ▲ +1.54% XRP $1.5125 ▲ +9.31% SOL $94.1600 ▲ +3.47%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Politika

Beteja ligjore e Veliajt, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin për masën e sigurisë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të përballet këtë të enjte (28 maj) me një tjetër betejë ligjore në Gjykatën e Lartë, ku pritet të shqyrtohet rekursi i paraqitur prej tij për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të lehtë sigurie.

Veliaj kërkon që masa aktuale të zëvendësohet me “detyrim paraqitjeje” ose me liri kundrejt garancisë pasurore, duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet për vijimin e mbajtjes së tij në paraburgim.

Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej muajit shkurt të vitit 2025. Gjatë muajve të fundit, ai ka bërë disa përpjekje për të siguruar lirimin ose lehtësimin e masës së sigurisë, por kërkesat e tij janë rrëzuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të gjykatave.

Zhvillimi më i fundit në këtë proces erdhi vetëm pak ditë më parë, kur Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën e Veliajt, duke shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të datës 8 korrik 2025 dhe duke urdhëruar rikthimin e çështjes për rishqyrtim në të njëjtën gjykatë.

Objekti i shqyrtimit në Kushtetuese kishte të bënte me kundërshtimin e vendimeve të dhëna nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Apeli i Posaçëm dhe Gjykata e Lartë, të cilat kishin lënë në fuqi masën “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata Kushtetuese e shqyrtoi çështjen vetëm në aspektin procedural dhe substancial të caktimit të masës së sigurisë, pa hyrë në themelin e hetimeve ndaj Veliajt.

Në vendimin e saj, Kushtetuesja përcaktoi: pranimin e pjesshëm të kërkesës; shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; si dhe rikthimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë, vetë Veliaj ka deklaruar se do të ndjekë deri në fund të gjitha rrugët ligjore për të kundërshtuar procesin ndaj tij. Ai është shprehur se do të kërkojë verifikimin e plotë të ligjshmërisë së ushtrimit të detyrës së prokurorit të çështjes, duke theksuar se askush nuk mund të ushtrojë funksione publike në kundërshtim me kriteret ligjore dhe pa transparencë institucionale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.