⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.84 ▲1.8%
ARI 3,980 ▼1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,050 ▼ -2.43% ETH $2,229 ▼ -3.75% XRP $1.2509 ▼ -3.11% SOL $97.1200 ▼ -2.88%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.84 ▲1.8 % ARI 3,980 ▼1.28 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.84 ▲1.8 % ARI 3,980 ▼1.28 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

BH – Katër viktima dhe 11 të plagosur nga rrëzimi i helikopterit ushtarak italian

SARAJEVË, 30 tetor /ATSH – ANSA/ – Një helikopter ushtarak italian i tipit “Chinook”, me dy rotorë, është rrëzuar në një zonë fushore të distriktit të Brçkos, në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke shkaktuar katër viktima dhe 11 të plagosur.

Në bordin e helikopterit ndodheshin 15 pjesëtarë të misionit evropian EUFOR Althea.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti fluturues po lëvizte në lartësi të ulët, kur papritur nisi të rrotullohej rreth vetes, duke kryer një lëvizje spirale në zbritje, përpara se të përplasej me shpejtësi në tokë.

Nga aksidenti humbën jetën katër shtetas italianë: dy ushtarakë të Ushtrisë italiane, rreshterët Simone Ruggia dhe Claudio Marchesi, si dhe dy pjesëtarë të Kryqit të Kuq, togeri Franco Adriano Zecchillo dhe rreshterja Laura Procacci.

Ndërkohë, 11 persona të tjerë mbetën të plagosur, por sipas autoriteteve, asnjëri prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Ministria italiane e Mbrojtjes ka urdhëruar menjëherë dërgimin e një ekipi mjekësor për të garantuar asistencën e nevojshme për të plagosurit, ndërsa ka nisur edhe një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Në vendngjarje ndërhynë shërbimet zjarrfikëse, strukturat e mbrojtjes civile dhe trupat e EUFOR-it.

Operacionet e shpëtimit u vështirësuan veçanërisht nga gjendja e rrënojave të helikopterit dhe nxjerrja e trupave nga pjesët metalike të shkatërruara të tij.

Sipas të dhënave paraprake, dy ushtarakët e viktimave i përkisnin Komandës së Aviacionit të Ushtrisë në Viterbo.

Ata dyshohet se ishin piloti dhe specialisti teknik i helikopterit, të dy pjesë e Regjimentit të Parë “Antares”, me bazë në këtë qytet italian.

Helikopteri “Chinook” dyshohet se ishte nisur drejt Bosnjës të mërkurën në mëngjes nga baza ushtarake në Viterbo. Shkaqet e rrëzimit mbeten ende nën hetim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.