☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,868 ▼ -2.89% ETH $2,237 ▼ -1.61% XRP $1.2516 ▲ +0.15% SOL $95.6500 ▼ -1.61%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Bisedimet shqiptaro-greke, Bushati: Kemi bërë progres. Temat janë publike

Dita e dytë e bisedimeve shqiptaro-greke në Korçë përfundoi dje siç u zhvillua, në mënyrë hermetike, pa detaje mbi temat konkrete që janë biseduar. Dy ministrat e Jashtëm Bushati dhe Kotzias vizituan muzeun e artit mesjetar në përfundim të së cilës ishte ministri Bushati që dha një deklaratë ku konfirmoi vetëm progresin e bërë.
“Në Korçë kemi bërë progres. Nuk ka asgjë sekrete pasi temat janë thënë publikisht nga të dyja palët thjesht jemi në shtjellim”, Kjo deklaratë e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati ishte i pari prononcim publik nga bisedimet shqiptaro greke që po zhvillohen në Korçë.

Edhe pse shefi i diplomacisë shqiptare tha se temat nuk janë sekret, deri tani asnjë detaj nuk ka dalë nga takimi se çfarë po diskutohet konkretisht.

Ajo që dihet publikisht është se veç temave të ligjit të luftës dhe marrëveshjes së detit, në tryezë janë dhe raportet e sotme mes dy vendeve fqinj, si çështja e vulës apostile, kthimet e emigrantëve në kufi, njohja e lejeve të drejtimit dhe tekstet mësimore.

I vetmi informacion konkret i mësuar deri në Tiranë ishte ai mbi një takim të nivelit të lartë në prill të kryeministrit shqiptar Rama dhe homologut grek Tsipras. Çdo gjë tjetër përveç deklaratës së Bushatit, ajo çfarë është parë janë daljet publike , ndalesa te Mësonjëtorja dhe Pazari i Korçës të premten dhe vizita në muzeun mesjetar të shtunën në darkë. Deklarata e përbashkët pritet të dielën kur është planifikuar edhe një vizitë në konsullatën greke.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.