🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 09 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
₿ CRYPTO
BTC $80,230 ▲ +0.3% ETH $2,312 ▲ +1.12% XRP $1.4185 ▲ +2.23% SOL $93.1600 ▲ +5.23%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
09 May 2026
Breaking
Ekonomia

Biznesi heq dorë nga kreditë në banka, kërkesa në nivelin më të ulët që nga 2013

Kërkesa për kredi në banka nga bizneset e mëdha në tremujorin e dytë të 2018 shënoi uljen më të madhe që nga fundi i vitit 2013. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kërkesa për hua shënoi rënie me 24 % në sektorin e biznesit të madh, pas një rritje që pati për dy tremujorë rresht.

Indiferenca e biznesit ndaj kredisë është shndërruar një nga faktorët themelor të rënie së huasë për biznesin. Sipas të dhënave të BSH-së rënien më të madhe duket se e ka shënuar kërkesa për kredinë për investime, e cila pësoi rënie me mbi 30 për qind në tremujorin e dytë të 2018, duke shënuar gjithashtu nivelin më të ulët që nga fundi i vitit 2013.

Banka e Shqipërisë raportoi në vrojtimin e fundit për ecurinë e kredisë së kërkesa për hua raportua më e ulët nga një tremujor më parë, për të gjitha kategoritë e biznesit si të vogla dhe të mesme, ashtu edhe kërkesa e bizneseve të mëdha.

Edhe në prizmin e qëllimit të përdorimit të kredisë, kërkesa rezultoi më e ulët, si për kreditë për investime, ashtu dhe për likuiditete, respektivisht me minus 25 dhe 30.6%.

Ecuria e kërkesës për kredi të bizneseve është reflektuar edhe në ecurinë e kredisë për biznesin për këtë vit.

Kredia për korporatat jo financiare në sektorin privat ra me 16 miliardë lekë në gusht 2018 në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose rreth 4.5 për qind.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia me ekonominë arriti në 38.4 % të PBB-së më 2017 nga 40.5% që ishte me 2016 me një rënie 2.1 pikë përqindje. Kjo ishte rënia më e fortë vjetore që pas vitit 2008.

Një vrojtim i kohëve të fundit të Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare të bizneseve gjeti se të gjitha kategoritë e biznesit sidomos biznesi i madhe kishin rritur përdorimin e valutës në transaksionet e tyre duke ulur kështu përdorimin e mëtejshëm të lekut. Marre nga Monitor

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.