🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 27 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $84,920 ▲ +1.18% ETH $2,706 ▲ +0.73% XRP $1.5274 ▼ -0.87% SOL $122.9400 ▲ +1.84%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
27 Sht 2026
Breaking
Bota

BM – Burnham bën thirrje për qetësi në Irlandën e Veriut mes tensioneve për marshimin

LONDËR, 27 shtator /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik Andy Burnham bëri thirrje për qetësi në Irlandën e Veriut, pas tensioneve që kanë shpërthyer për një marshim të “Orange Order” (Urdhrit Portokalli) në një zonë kryesisht katolike.

Mijëra protestues u mblodhën në Portadown, për të penguar marshimin.

Një gjykatë kishte vendosur gjatë natës se marshimi mund të zhvillohej.

Marshimi, i njohur si “Marshimi i Drumcree”, është ndaluar që nga viti 1998, pasi në të kaluarën ishte shoqëruar me përleshje dhe dhunë.

Urdhri Portokalli është një organizatë protestante, që tradicionalisht organizon marshime për të shënuar historinë dhe identitetin protestant.

Banorët katolikë të zonës e kundërshtojnë kalimin e marshimit, duke e konsideruar organizatën si diskriminuese ndaj katolikëve.

Burnham tha se nuk duhet të lejohet që progresi i arritur gjatë 28 viteve të fundit në procesin e paqes të vihet në rrezik, dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë.

Sekretari britanik për Irlandën e Veriut, Chris Bryant, shkoi në Belfast për t’u takuar me drejtuesit lokalë.

Ai u bëri thirrje njerëzve të bashkëpunojnë me policinë dhe tha se synimi është që situata të kalojë pa dhunë.

Ndërkohë, kryeministrja e Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill, e kundërshtoi zhvillimin e marshimit dhe tha se rikthimi i konfliktit të Drumcree, vë në pikëpyetje progresin e bërë në procesin e paqes.

Në krahun tjetër, Gavin Robinson, drejtues i Partisë Unioniste Demokratike (DUP), tha se vendimi i gjykatës duhet respektuar.

Sipas tij, 35 anëtarë të Urdhrit Portokalli kanë të drejtë të marshojnë në heshtje, në përputhje me vendimin ligjor. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.