🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,432 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $62,834 ▼ -1.16% ETH $1,878 ▼ -0.69% XRP $0.9939 ▼ -1.62% SOL $75.1200 ▼ -1.64%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,432 ▲0.26 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,432 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
15 Aug 2026
Breaking
Bota

BM – Dhjetëra shtëpi të shkatërruara nga zjarret masive

LONDËR, 14 gusht /ATSH-DPA/ – Një zjarr i madh pyjor në Anglinë qendrore ka shkatërruar plotësisht 29 shtëpi, pasi flakët u përhapën me shpejtësi drejt zonave të banuara gjatë ditës më të nxehtë të vitit në Britaninë e Madhe.

Shefi i shërbimit zjarrfikës të Uest Midlands, Simon Tuhill, tha se ekipet e zjarrfikësve u përballën me 10 zjarre të mëdha në rajon.

Përmasat e situatës u përshkruan nga disa banorë si “apokaliptike”.

Në Stourbrixh, zjarri është përhapur në një sipërfaqe prej më shumë se 500 hektarësh.

Një zjarrfikës u dërgua në spital, por më pas u largua prej tij, ndërsa pesë të tjerë pësuan dëmtime të lehta, përfshirë probleme nga thithja e tymit.

Zjarri ka detyruar një numër të konsiderueshëm banorësh të largohen nga shtëpitë.

Përveç 29 banesave të shkatërruara plotësisht, 18 shtëpi të tjera janë dëmtuar.

Ekipet zjarrfikëse vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve.

Shërbimi zjarrfikës mori më shumë se 1 100 telefonata dhe u angazhua në qindra incidente në të gjithë rajonin.

Në qarkun fqinj Stafordshajër, një tjetër zjarr shkatërroi katër shtëpi në zonën Goldenhill, Stoke-on-Trent.

Policia e Stafordshajër ka arrestuar një 23-vjeçar dhe një 24-vjeçare, të dy banorë të qytetit, nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme në lidhje me incidentin.

Situata ka shkaktuar edhe një numër të madh problemesh shëndetësore.

Shërbimi i ambulancës së Uest Midlands tha se 54 persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore, ndërsa 19 prej tyre janë shtruar në spital.

Në Stafordshajër gjashtë zjarrfikës u dërguan në spital për shkak të thithjes së tymit dhe lodhjes nga temperaturat e larta.

Gjatë vizitës sot në Stourbrixh, kryeministri Andy Burnham tha se nuk kishte parë më parë skena të tilla në Britaninë e Madhe duke përshkruar shtëpi të tëra të djegura dhe ende të nxira nga zjarri.

Ai njoftoi se kishte kërkuar angazhimin e ushtrisë.

Autoritetet britanike po përgatisin gjithashtu një paketë të mundshme ndihme financiare emergjente për shërbimet zjarrfikëse, të cilat po përballen me një numër të pazakontë zjarresh në të gjithë vendin, të nxitura nga temperaturat e larta dhe kushtet e thata./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.