☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.90 ▲0.14%
ARI 4,019 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,766 ▼ -0.36% ETH $2,310 ▼ -0.37% XRP $1.3010 ▲ +1.5% SOL $99.8500 ▼ -0.87%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.90 ▲0.14 % ARI 4,019 ▼0.48 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.90 ▲0.14 % ARI 4,019 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Muzike

Bono “humbet” zërin, anulohet koncerti i U2 në Berlin

Fansat e “U2”-ve mbetën të zhgënjyer në Berlin, pas anulimit të koncertit të tyre të shumëpritur. Por, arsyen nuk do ta kishin imagjinuar ndonjëherë.

Këngëtari i grupit legjendar, Bono, i njohur për vokalin e tij të fuqishëm, humbi zërin në skenë!

Shfaqja kishte filluar dhe grupi irlandez i kishte ofruar audiencës një numër këngësh të njohura të tyre, duke i çuar adhuruesit në delir. Por, pas kësaj, Bono i kërkoi ndjesë turmës, duke thënë:

“Nuk vazhdoj dot më. Nuk do të ishte e drejtë për ju”!

Publikut të mbledhur në “Mercedes-Benz Arena”, fillimisht iu tha se do të bëhej fjalë për një pushim të shkurtër, por më vonë u njoftuan se koncerti do të mbyllej.

Bono u premtoi sidoqoftë organizimin e një shfaqjeje tjetër. Një pjesë e fansave kanë teorinë e tyre për ndodhinë e papritur.

Në deklaratën e lëshuar nga grupi thuhej se, Bono ishte në formë të shkëlqyer përpara koncertit, por pas disa këngësh e humbi zërin krejtësisht.

“Nuk e dimë çfarë ndodhi, – vazhdon deklarata, – por do të kërkojmë ndihmë mjekësore”.

Adhuruesit, megjithatë, pretendojnë se Bono ishte shprehur se fajin e kanë pasur makineritë që lëshojnë tym në skenë, e se pikërisht ky i fundit mund t’i ketë shkaktuar këngëtarit veteran ndonjë tharje të fytit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.