☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 05 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $62,735 ▲ +0.4% ETH $1,761 ▲ +0.13% XRP $1.1332 ▼ -0.45% SOL $80.1800 ▼ -2.15%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
05 Jul 2026
Breaking
Politika

Bonusi për pensionistët/ Rama: S’është fushatë, por rritje ekonomike. Në protestë po dëgjojmë qytetarët me halle, jo “koren e zezë”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se bonusi i fundit për pensionistët nuk lidhet me cikle elektorale, por me performancën e ekonomisë, e cila sipas tij po rritet përtej parashikimeve dhe po krijon hapësirë për më shumë mbështetje sociale.

Ai theksoi se çdo e ardhur shtesë që vjen nga rritja ekonomike po kthehet drejtpërdrejt te qytetarët, veçanërisht te pensionistët dhe shtresat në nevojë.

“Aprovuam një bonus për pensionistët. Vjet u tha se bonusi i pranverës bëhej për fushatë. Jo. Ne nuk kemi asnjë fushatë, fushatën tjetër e kemi në vitin 2029. Pensionistët morën një tjetër bonus, ku u fut edhe çdo qindarkë e përfituar nga rritja e panatyrshme e çmimit të naftës, si rezultat i krizës së luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit dhe asaj që ndodhi në Ngushticën e Hormuzit. Ne nuk futëm në buxhet asnjë qindarkë që erdhi më shumë nga taksat mbi naftën, por ua dhamë ato pensionistëve”, tha ai. Jo, nuk është fushatë. Ne nuk kemi asnjë fushatë, fushatën tjetër e kemi në vitin 2029. Kjo është thjesht rezultat i rritjes ekonomike, e cila po shkon përtej parashikimeve dhe po na jep mundësi të ndajmë më shumë me njerëzit që kanë nevojë. Çdo qindarkë që vjen nga kjo rritje po shkon te pensionistët dhe te ata që kanë më shumë nevojë”, tha ai.

Rama u ndal edhe te protestat, duke thënë se qeveria po dëgjon qytetarët me shqetësime reale, por edhe nga një tjetër shtresë që ai e quajti “kora e zezë” e pakënaqësive politike.

“Ndërkohë, edhe protestat po i dëgjojmë me vëmendje. Ka aty qytetarë me halle reale, por ka edhe një shtresë tjetër, një ‘kore e zezë’ e pakënaqësive politike dhe dështakë-zemërakëve që kërkojnë të krijojnë tensione dhe konfuzion. Ne dallojmë shumë qartë kë duhet të dëgjojmë dhe kë duhet të kuptojmë”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës, rritja e të ardhurave i ka dhënë qeverisë hapësirën për të financuar politika sociale dhe për të shtuar investimet në shëndetësi, sipërmarrje dhe mbështetje për shtresat në nevojë.

“Ekonomia, e cila po rritet përtej parashikimeve, duke sjellë të ardhura përtej parashikimeve, na dha mundësinë që të dalim me një sërë masash në shërbim të drejtpërdrejtë të njerëzve dhe në respekt të të gjithë atyre që kërkojnë, me shumë të drejtë, akoma më shumë nga qeveria dhe nga shoqëria, përmes qeverisë”, tha Rama.

Akti normativ parashikon edhe 15 milionë euro shtesë për barnat e pacientëve në Onkologjik, rritje pagash për mjekët e urgjencës, zgjerimin e garancisë sovrane për programin kombëtar të ndërmarrjeve, si dhe dyfishimin e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me aftësi të veçanta.

“Vendosëm në dispozicion të të sëmurëve me kancer 15 milionë euro të tjera për medikamentet e tyre dhe vendosëm rritjen e pagave të mjekëve të urgjencës. Vendosëm rritjen e garancisë sovrane për programin kombëtar të ndërmarrjeve. Vendosëm dyfishimin e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe dyfishimin e mbështetjes për fëmijët me aftësi të veçanta, tha Rama.

Në të njëjtën deklaratë, Rama u ndal edhe te mbështetja për sipërmarrjet e reja, duke bërë të ditur se fondi i programit “Startup Albania” është dyfishuar për shkak të interesit të lartë të të rinjve.

Sipas tij, nga 3 milionë euro të planifikuara fillimisht, fondi është rritur në 6 milionë euro, pasi numri i aplikimeve ka kaluar nga më pak se 100 në mbi 1 200.

“Kemi dyfishuar programin e startup-eve. Financimi, nga 3 milionë euro të parashikuara, ka shkuar në 6 milionë euro mbështetje, pasi jemi gjendur përpara një rritjeje befasuese të numrit të aplikimeve në programin ‘Startup Albania’. E kemi nisur atë program me më pak se 100 aplikime dhe këtë vit jemi gjendur me më shumë se 1200 aplikime. Kjo na ka vendosur në pozicionin e detyruar që t’u përgjigjemi të rejave dhe të rinjve me një dyfishim të volumit të financimit. Nëse aplikimet do të vazhdojnë të rriten me këtë trend, edhe mbështetja do të vazhdojë të rritet”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.