Rajoni

Borisov: Perspektiva europiane e Ballkanit kërkon investime serioze

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës të BE, dhe presidenti i Gjykatës së Llogarive në BE, Klaus-Heiner-Lehne diskutuan në Sofje mbi eficencën e fondeve që janë destinuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, në kontekstin e integrimit për në BE.

‘’Perspektiva europiane kërkon investime serioze, burime financiare domethënëse, respektimin e shtetit të së drejtës dhe reforma në fushën administrative, infrastukturore dhe ambientale’’, theksoi Borisov.

Bashkimi Europian gjatë periudhës 2007-2020 ka akorduar për këto vende 8,7 miliardë euro.

Klaus-Heiner-Lehne theksoi se investimet më të mëdha duhet të fokusohen në fushën e shtetit të së drejtës dhe administratës publike.

Bullgaria do të mbajë presidencën e radhës deri në fund të qershorit dhe në datën 17 maj do të ketë një samit mes BE dhe vendeve të  Ballkanit Perëndimor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button