☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 01 July 2026
S&P 500 7,499 ▲0.79%
DOW 52,319 ▲0.26%
NASDAQ 26,214 ▲1.52%
NAFTA 69.79 ▲0.42%
ARI 3,996 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $59,047 ▼ -1.54% ETH $1,585 ▼ -0.43% XRP $1.0459 ▼ -0.51% SOL $74.6400 ▼ -0.01%
S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 69.79 ▲0.42 % ARI 3,996 ▼1.05 % S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 69.79 ▲0.42 % ARI 3,996 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
01 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Borxhet mes kompanive publike bëhen “lëmsh”, raporti: Të dhënat nuk rakordojnë

Borxhet që ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve kanë ndaj kompanisë së energjisë OSHEE duket se rezultojnë në vlera të ndryshme në institucione të ndryshme që marrin raportimet.

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbuloi se vlerat që disponon Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve dhe OSHEE ishin të ndryshme. Auditimi citon se nga raporti “Mbi zbatimin e buxhetit vjetor, situatës makroekonomike dhe fiskale gjatë vitit 2022” mungon raportimi mbi të dhënat financiare të ndërmarrjeve të këtij sektori.

“Sipas këtij raporti, për periudhën deri në Dhjetor 2022, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) raporton se detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën 14.01 miliardë lekë (pa kamata), ku pjesën më të madhe të detyrimit e zë ndërmarrja e UK Sh.a Durrës me 4.93 miliardë lekë detyrime. Kjo e dhënë nuk rakordon me raportimin me tabelën nr. 14 të faqes 50 të këtij raporti, ku detyrimet e ndërmarrjeve UK ndaj OSHEE rezultojnë të raportuara 25.35 miliard”, thuhet në raport.

Sipas KLSH krahasuar me raportimet e vitit 2021 rezulton se referuar raportit të “Mbi zbatimin e buxhetit vjetor, situatës makroekonomike dhe fiskale gjatë vitit 2021” për periudhën deri në Dhjetor 2021, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) pas rakordimit të të dhënave me OSHEE Group Sh.a, raporton se detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën 21.9 miliardë lekë, ku vetëm ndërmarrja e UK sh.a Durrës ka 6.71 miliardë lekë të këtyre detyrimeve.

“Për sa më sipër të dhënat e raportuara për fundin e vitit 2021, nuk rakordojnë me të dhënat e fillimit të vitit 2022 dhe si rrjedhojë as me raportimin e dhjetor 2022. Sipas sqarimeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë raportimet kanë diferenca për arsyen se në vitin 2021 janë përllogaritur sëbashku me kamatat. Paraqitja e detyrimeve të këtij sektori për vitin 2022 pa kamata ka nënvlerësuar këtë të fundit” thuhet në raport.

Audituesit nënvizojnë se Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë dështuar në zbatimin e dy urdhrave të përbashkët të viteve 2020 dhe 2021 “Për miratimin e planit të masave të reduktimit të detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë elektrike”, pasi detyrimet janë shtuar me 17 % në vitin 2022.

Po ashtu, sipas KLSH nuk kanë qenë rezultative as intensifikimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi me institucionet dhe aktorët kryesorë të fushës: ndërmarrjet Ujësjellës –Kanalizimeve me MIE, si dhe me ndërmarrjet e sektorit të energjisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.