🌫️
Tiranë 20°C · Mjegull 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,181 ▼ -0.29% ETH $2,522 ▼ -0.6% XRP $1.3659 ▲ +0.07% SOL $101.4900 ▼ -1.1%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Borxhi tatimor i kalon të 100 miliardë lekët, vetëm më 2015 u rrit me 14%

Në fund të vitit 2015, borxhi tatimor rezultoi në vlerën 100.4 miliardë lekë (rreth 720 milionë euro), nga 87. 7 miliardë lekë, që ishte në fund të vitit 2014, duke u rritur me 14.4%. Lajmin e dha Kontrolli i Lartë i Shtetit  (KLSH) pas një auditimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve të ushtruar së fundmi.

KLSH ka vërejtur se treguesit e borxhit tatimor janë përkeqësuar në krahasim me periudhën e mëparshme. Në vitin 2015, në krahasim me vitin 2014, është evidentuar shtim i numrit të subjekteve debitorë me 6408 subjekte dhe në nivelin e detyrimeve tatimore të pashlyera me 12.6 miliardë lekë më shumë.

Përkeqësimi i këtyre treguesve ka ardhur si rezultat i moszbatimit të të gjitha masave shtrënguese për rikuperimin e borxhit tatimor, të përcaktuara në ligjin “Për Procedurat Tatimore”, si dhe kërkesave të Rregullores së Brendshme të Administratës Tatimore Qendrore, argumenton KLSH-ja.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve që të marrë masa për miratimin e manualit mbi menaxhimin e borxhit tatimor, si dhe për përmirësimin e kuadrit rregullator, ku të përcaktohen masa sa më efektive, për vjeljen e borxhit tatimor, me qëllim minimizimin e politikave të faljeve të vijueshme të detyrimeve tatimore të pashlyera, gjë e cila ndikon në rritjen e kulturës së subjekteve tatimpaguese.

Ndërkohë, KLSH kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve të rrisë bashkëpunimin me të gjitha strukturat e specializuara, që merren me administrimin dokumentar dhe fizik të aktiviteteve ekonomike-tregtare, duke bërë efektive marrëveshjet e përbashkëta të lidhura për menaxhimin e borxhit, duke përcaktuar saktë detyrat e ndërsjella të secilës strukturë, me qëllim rritjen e efektivitetit të masave shtrënguese për mbledhjen e borxhit tatimor e kryesisht me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit, Bankat dhe Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive, si dhe Zyrat e Përmbarimit Gjyqësor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.