☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 13 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 73.14 ▲2.42%
ARI 4,077 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $63,087 ▼ -1.28% ETH $1,782 ▼ -1.01% XRP $1.0776 ▼ -1.48% SOL $76.2900 ▼ -0.5%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 73.14 ▲2.42 % ARI 4,077 ▼0.9 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 73.14 ▲2.42 % ARI 4,077 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
13 Jul 2026
Breaking
Bota

BOTËRORI 2026 – Yje të mëdhenj dhe rivalë të vjetër – Çfarë pritet në këtë gjysmëfinale?

– Botërori 2026 vazhdon të dhurojë emocione dhe tashmë kanë mbetur vetëm katër kombëtare në garë për titullin: Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina. Vetëm dy fitore i ndajnë nga shpallja kampione e botës, ndërsa gabimet në këtë fazë nuk falen, shkruan BBC.

Francë – Spanjë, përballja e dy gjigantëve të Evropës

Me dy nga kombëtaret më të forta të Evropës përballë njëra-tjetrës, kjo ndeshje ka të gjitha elementet për t’u kthyer në një klasik të Kupës së Botës.

Kylian Mbappe ishte edhe një herë protagonist në fitoren 2-0 të Francës ndaj Marokut në çerekfinale.

Ai ka shënuar tetë gola në këtë Botëror dhe ndodhet vetëm një gol pas Lionel Messi në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Kupës së Botës.

Megjithatë, forca e Francës nuk qëndron vetëm te Mbappe. Ousmane Dembele vulosi kualifikimin në gjysmëfinale dhe arriti në pesë gola në turne, ndërsa Michael Olise ka dhënë pesë asistime, më shumë se çdo lojtar tjetër në këtë Botëror.

Ky potencial mund të jetë vendimtar përballë Spanjës, e cila e mposhti Francën 2-1 në gjysmëfinalen e Euro 2024, përpara se të fitonte titullin evropian.

Megjithatë, ekziston bindja se Spanja ende nuk ka treguar nivelin e saj më të mirë.

Talenti i madh Lamine Yamal nuk ka shkëlqyer ende në këtë Botëror, duke shënuar vetëm një gol, atë ndaj Arabisë Saudite në fazën e grupeve.

Edhe Mikel Oyarzabal, autor i katër golave, nuk ka shënuar në dy ndeshjet e fundit.

Si pasojë, Spanja ka siguruar kualifikimin falë golave vendimtarë të Mikel Merino, i cili hyri nga stoli dhe realizoi ndaj Portugalisë dhe Belgjikës.

Kampionët e botës të vitit 2010 shpresojnë që Yamal, i cili do të mbushë 19 vjeç një ditë para gjysmëfinales, të zhvillojë ndeshjen që do të konfirmojë potencialin e tij.

Statistika interesante:

  • Franca do të luajë gjysmëfinalen e saj të tetë në historinë e Botërorit, duke barazuar Brazilin. Vetëm Gjermania ka më shumë, 12.
  • Spanja është e pamposhtur prej 36 ndeshjesh, që nga humbja 1-0 ndaj Kolumbisë në mars 2024. Në këtë seri ka regjistruar 27 fitore dhe nëntë barazime.
  • Kjo do të jetë vetëm përballja e dytë mes Francës dhe Spanjës në një Kupë Bote. E para u zhvillua në vitin 2006, kur Franca fitoi 3-1 në fazën e 1/16-ave.

Angli – Argjentinë, rikthehet një rivalitet historik

Anglia do të luajë gjysmëfinalen e saj të dytë në Kupën e Botës që nga viti 2018, por përballë do të ketë kampionen në fuqi, Argjentinën.

Ky është një duel me histori të gjatë dhe rivalitet të madh, 40 vjet pas çerekfinales së famshme të Botërorit 1986, kur Diego Maradona eliminoi pothuajse i vetëm Anglinë.

Tashmë Argjentina ka një tjetër numër 10 legjendar. Lionel Messi nuk është përballur asnjëherë me Anglinë në një Kupë Bote dhe gjysmëfinalja e këtij Botërori, do të jetë rasti i parë.

Messi, i cili në këtë turne u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, kryeson garën për “Këpucën e Artë” së bashku me Kylian Mbappen, me nga tetë gola secili.

Nga ana tjetër, Anglia mbështetet te Jude Bellingham, i cili ka shënuar nga dy gola në secilën prej dy ndeshjeve të fundit me eliminim direkt.

Ai është futbollisti i parë, që arrin këtë statistikë që nga Diego Maradona në Botërorin e vitit 1986.

Edhe kapiteni Harry Kane ka zhvilluar një turne të mirë, duke realizuar gjashtë gola, po aq sa Bellingham.

As Anglia dhe as Argjentina nuk kanë dominuar plotësisht në këtë Botëror.

Të dyja kanë fituar ndeshje të vështira në fazën me eliminim direkt dhe kanë treguar forcë karakteri për të arritur deri në gjysmëfinale.

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel ka kërkuar që skuadra e tij të luajë me më shumë cilësi sesa në fitoren ndaj Norvegjisë në çerekfinale.

Statistika interesante:

  • Anglia ka arritur në katër gjysmëfinale të turneve madhorë që nga viti 2018, po aq sa kishte arritur në të gjithë historinë e saj para atij viti.
  • “Tre Luanët” kanë fituar katër ndeshje radhazi në këtë Botëror, seria e tyre më e mirë në një edicion që nga viti 1966.
  • Thomas Tuchel është vetëm trajneri i dytë i Anglisë, që mbetet i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e para të Kupës së Botës. I pari ishte Alf Ramsey, i cili në vitin 1966 regjistroi pesë fitore dhe një barazim.
  • Argjentina ka arritur në gjysmëfinale për herë të tretë në katër Botërorët e fundit (2014, 2022 dhe 2026). Para vitit 2014, ajo nuk kishte qenë në këtë fazë që nga Botërori i vitit 1990.  //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.