☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.95 ▼1.33%
ARI 4,140 ▲1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,434 ▲ +3.87% ETH $2,423 ▲ +6.31% XRP $1.3094 ▲ +3.11% SOL $95.9700 ▲ +4.01%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.95 ▼1.33 % ARI 4,140 ▲1.63 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.95 ▼1.33 % ARI 4,140 ▲1.63 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Sporti

Botërori 2027 për vajza/ Trajneri Grima: Do të bëjmë çmos për të marrë rezultat pozitiv ndaj Çekisë

Kombëtarja e vajzave është gati për sfidën e nesërme ndaj Çekisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027. Skuadra kuqezi zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen zyrtare në stadiumin e ndeshjes, “FK Viktoria Žižkov”, nën drejtimin e stafit teknik, duke mbyllur kështu përgatitjet për takimin e rëndësishëm në Pragë.

Në një prononcim për FSHF.org, trajneri Armir Grima foli për kundërshtarin e nesërm dhe objektivat e skuadrës.

“Është ndeshje e vështirë. E njohim ekipin çek, i dimë elementët cilësorë që ka. Do të mundohemi që t’i përballojmë me mënyrën tonë më të mirë të mundshme. Është shumë e rëndësishme të punojmë nga ana psikologjike për këtë kundërshtar dhe vajzat të jenë të qeta për ta përballuar me sukses. Nuk është kundërshtar që s’mundemi ta kalojmë. Do të bëjmë çmos, deri në minutën e fundit, për të marrë rezultat pozitiv”, – tha trajneri Grima, i cili komentoi gjithashtu gjendjen e skuadrës kuqezi dhe gatishmërinë e saj për ndeshjen.

“Kemi dëmtimet dhe problemet tona, megjithatë vajzat që do të luajnë besoj se janë në formën optimale dhe pretendojmë të marrim maksimumin prej tyre. Janë të karikuara, sepse të luash për fanellën e Shqipërisë nuk është shaka. Përfaqëson një komb, ngjyrat kuqezi. Ne madje duhet ‘ta ulim pak karikimin’. Uroj të bëjmë një rezultat dhe lojë dinjitoze nesër ndaj këtij ekipi të fortë”, – nënvizoi për FSHF.org trajneri Armir Grima.

Ndeshja Çeki – Shqipëri do të luhet nesër, në orën 17:30, në stadiumin “FK Viktoria Žižkov”, në Pragë dhe është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027 për vajza.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.