🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.61 ▼1.84%
ARI 4,261 ▼2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,112 ▼ -1.01% ETH $1,748 ▼ -0.48% XRP $1.1679 ▼ -2.22% SOL $71.1600 ▼ -1.24%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.61 ▼1.84 % ARI 4,261 ▼2.75 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.61 ▼1.84 % ARI 4,261 ▼2.75 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Braçe: Kompanitë e cigareve duan të përsërisin skemën abuzive

erion-brace-rockKryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe deklaroi të premten se kompanitë e cigareve po kërkojnë të ripërsërisin skemën abuzive të një viti më parë me zhdoganimin e cigareve para hyrjes në fuqi të ligjit për rritjen e akcizës së këtij malli. Braçe ju ka bërë thirje një pjese të kompanive të cigareve se duhet t’i japin fund abuzimit. “Nuk di me ke jeni mësuar! Ndaj boll! Ka 10 ditë sot që nuk ka mbetur njeri që në emër të disa kompanive të cigareve kërkon të dijë nga unë se kur hyn në fuqi ligji për akcizën e re të duhanit, ende i pamiratuar. E dini pse? Që të bëjnë sërish skemën e tyre të abuzimit e të fusin pa mbarim sasi cigaresh tani, për të shmangur tarifën e re të akcizës dhe për të fituar më shumë se ajo në shitje kur ligji të hyjë në fuqi”, shkruan deputeti Braçe në rrjetin social ‘facebook’.
Z.Braçe thotë se kompanitë e cigareve nuk do ta kenë kurrë më këtë marrëdhënie me Komisionin e Ekonomisë dhe se ligji do hyjë në fuqi menjëherë. Më tej, Braçe shkruan se kompanitë e kanë nisur “zanatin” që në gusht, kanë vazhduar në shtator dhe po e intesifikojnë këto ditë, por thotë se kjo do të marrë fund shpejt! “Mos harroni, Kuvendi ka të drejtë të ndryshojë projektligjin që ka ardhur nga Qeveria dhe po ua bëj me dije se në aspektin e administrimit kjo mund të ndodhë në Komision. Ndaj përpiqeni kot. Në anë tjetër, unë personalisht, do kërkoj nga organet fiskale, tatimore kryesisht, të verifikojnë faturë më faturë tatimore, për secilin, çmimi abuziv do hetohet e do tatohet fort”, përfundon komentin e tij Braçe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.