☁️
Tiranë 13°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,577 ▲ +0.07% ETH $2,352 ▲ +0.57% XRP $1.3001 ▲ +1.06% SOL $101.7000 ▲ +0.51%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Britania: Rekrutët rusë janë pak ose aspak të stërvitur për luftë

Në një raport të shtunën të ministrisë mbritanike të Mbrotjes thuhet se “gjasat janë që rekrutët e sapomobilizuar nga ana e Rusisë, të jenë pak ose aspak të stërvitur për luftë”.

Sipas raportit Moska po has ndoshta në vështirësi në aftësimin profesional të të mobilizuarve në shtator e me gjasë dhe të atyre që parashikon t’i rekrutojë brenda këtij muaji, si pjesë e një cikli të rregull vjetor.

“Forcat e Armatosura ruse po hasin vështirësi aktualisht me stërvitjen e rreth 300 mijë trupave si pjesë e mobilizimit të pjesshëm të njoftuar në shtator. Këtij numri pritet t’i shtohen edhe 120 mijë rekrutë të tjerë, mobilizimi i të cilëve nis më nëntor“, thuhej në njoftimin e ministrisë mbritanike të Mbrotjes.

Rusia ka shfrytëzuar Bjellorusinë për stërvitje, për shkak të mungesës së personelit për këtë qëllim, municioneve dhe objekteve për stërvitje.

“Dislokimi i trupave pak ose aspak të stërvitura, ofron pak aftësi shtesë luftarake sulmuese”.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara njoftuan se po ofrojnë rreth 400 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën, ndërsa lufta ka hyrë në muajin e nëntë të saj.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha në një deklaratë se paketa e fundit mbi sigurinë “thekson përkushtimin e vazhdueshëm të Uashingtonit për të mbështetur Ukrainën, për të përmbushur nevojat e saj më urgjente, si dhe për të ndërtuar gjithashtu kapacitetet e Forcave të Armatosura të Ukrainës për të mbrojtur sovranitetin e saj, në planin afatgjatë”.

“Që nga fillimi i sulmit të paprovokuar dhe brutal të Rusisë më 24 shkurt Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 18.2 miliardë dollarë për Ukrainën “, thuhej në deklaratën e Pentagonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.