🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 23 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
₿ CRYPTO
BTC $76,678 ▼ -2.35% ETH $2,382 ▼ -5.38% XRP $1.4594 ▼ -13.23% SOL $92.8000 ▼ -6.67%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
23 Aug 2026
Breaking
Bota

British Petroleum: Rritet konsumi i gazit natyror në nivel global

Konsumi global i gazit natyror është rritur me 96 miliardë metra kub (mmk) në vitin 2017, që është rritja më e madhe pas vitit 2010, flasin të dhënat e publikuara nga British Petroleum (BP), raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti për analizë të energjisë botërore, i publikuar më 13 qershor, thekson se viti 2017 ka qenë një vit shpërthyes për gazin natyror, meqë konsumi dhe prodhimi janë rritur dukshëm.

Siç thotë Spencer Dale, shefi i Ekonomisë në BP, faktori i vetëm që ka nxitur konsumin global vitin e kaluar, ka qenë kërkesa e madhe që ka ardhur nga Kina, më saktësisht një rritje me 15 për qind të kërkesës për gaz.

“Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje të shpejtë mund t’i atribuohet planit aksional mjedisor të shpallur në vitin 2013, i cili caktoi saktë objektivat për përmirësimet në cilësinë e ajrit gjatë pesë viteve të ardhshme”, tha Dale.

Në tregun global të gazit, rritja e konsumit ka qenë e nxitur nga Kina (31 mmk), Lindja e Mesme (28 mmk) dhe Evropa (26 mmk).

Edhe prodhimi global i gazit, vitin e kaluar është rritur me 131 mmk, që është një rritje për 4 për qind.

Sipas raportit në fjalë të publikuar nga British Petroleum, rritja më e madhe ka ardhur nga Rusia, 46 mmk, ndjekur nga Irani 21 mmk.

Raporti në fjalë nënvizon se kërkesa kineze për gaz natyror do të vazhdojë trendin edhe këtë vit, megjithëse nuk do të përsëritet kërkesa që kishte Kina në vitin 2017.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.