☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 90.90 ▼2.12%
ARI 4,210 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,033 ▲ +2.95% ETH $2,735 ▲ +1.96% XRP $1.5315 ▲ +2.88% SOL $121.5700 ▲ +3.26%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 90.90 ▼2.12 % ARI 4,210 ▲0.19 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 90.90 ▼2.12 % ARI 4,210 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE: Evropa duhet të përgatitet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj

BRUKSEL, 2 tetor /ATSH-AA/ – Komisari Evropian për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) ka nevojë për NATO-n për t’iu përgjigjur kërcënimeve të sigurisë në krahun e tij lindor, por Evropa duhet të përgatitet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj, ndërsa SHBA-ja po zhvendos burimet drejt rajonit Indo-Paqësor.

“Është shumë e qartë pse kemi nevojë për NATO-n, sepse kemi kërcënime shumë të qarta në kufirin tonë lindor, Rusinë dhe Bjellorusinë”, tha Kubilius në një konferencë të organizuar nga think-tanku “Friends of Europe” në Bruksel.

Ai paralajmëroi kundër supozimit se SHBA-ja do të ruajë pafundësisht nivelin aktual të pranisë së saj ushtarake në Evropë. Kubilius tha se fokusi strategjik i Washingtonit po përcaktohet gjithnjë e më shumë nga fuqia në rritje e Kinës dhe zhvillimet në rajonin Indo-Paqësor, gjë që, sipas tij, do të kërkojë nga SHBA-ja të zhvendosë burime nga Evropa.

“Pikërisht për këtë arsye ata po na kërkojnë të zhvillojmë kapacitetet tona dhe të jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë kryesore në kontinentin evropian ndërsa ata do të mbajnë përgjegjësinë dytësore”, tha ai.

“E kuptoj se do të shohim vërtet shumë më pak amerikanë këtu, në kontinentin evropian. Jo sepse nuk na duan më, por sepse duhet të zhvendosen drejt Indo-Paqësorit”, shtoi ai.

Kubilius tha se për këtë arsye BE-ja duhet të forcojë kapacitetet e saj të mbrojtjes, si në aspektin material, ashtu edhe në atë institucional. “Doktrinat tona, përfshirë politikën e jashtme dhe mbrojtjen, institucionet tona dhe proceset tona vendimmarrëse, të cilat u krijuan gjatë kësaj periudhe, nuk janë më të përshtatshme për situatën e sotme”, tha ai.

Sipas tij, Evropa ka nevojë për mekanizma më të fuqishëm për vendimmarrje kolektive, krahas rritjes së kapaciteteve ushtarake. Një Bashkim Evropian i ardhshëm i Mbrojtjes duhet të bashkojë vendet në të gjithë kontinentin dhe të përfshijë Ukrainën dhe Kanadanë, tha ai.

Kubilius propozoi shqyrtimin e një formati më të vogël vendimmarrës, potencialisht të modeluar sipas konceptit E5 Plus (Grupi Evropian i Pesë vendeve), duke u mundësuar edhe vendeve më të vogla të marrin pjesë në mënyrë të alternuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.