🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.36 ▼0.39%
ARI 4,030 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,000 ▼ -0.62% ETH $2,311 ▼ -1.41% XRP $1.2925 ▼ -0.57% SOL $100.3600 ▼ -1.26%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.36 ▼0.39 % ARI 4,030 ▼0.22 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.36 ▼0.39 % ARI 4,030 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE kërkon rrjete sociale më të sigurta për të miturit

BRUKSEL, 11 shtator /ATSH-AFP/ – Më shumë se 130 organizata dhe ekspertë i kanë kërkuar Bashkimit Evropian të detyrojë kompanitë e teknologjisë t’i bëjnë rrjetet sociale më të sigurta për fëmijët, në vend që të vendosë ndalime të përgjithshme për të miturit.

Thirrja vjen vetëm pak ditë përpara se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të prezantojë javën e ardhshme planet e BE-së për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e rrezikshme dhe aplikacionet që krijojnë varësi.

Organizatat, përfshirë grupe për të drejtat e fëmijëve, të drejtat digjitale dhe shëndetin mendor, kundërshtojnë një qasje që do t’ua transferonte barrën e sigurisë prindërve ose vetë fëmijëve.

Në vend të kësaj, ato kërkojnë një kuadër evropian të përbashkët për sigurinë digjitale.

Në letrën drejtuar von der Leyen, 132 organizata dhe ekspertë kërkojnë që masat e BE-së të përqendrohen te mënyra se si ndërtohen dhe funksionojnë platformat, duke përfshirë zbatimin më të fortë të Aktit të Shërbimeve Digjitale të BE-së.

Ata propozojnë standarde minimale sigurie për produktet dhe shërbimet digjitale sipas grupmoshave, deri në moshën 18 vjeç, si dhe kufizime për veçoritë me rrezik të lartë.

Debati ka shkaktuar qëndrime të ndryshme brenda Evropës. Franca ka kërkuar rregulla evropiane për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ndërsa një përfaqësues i Estonisë ka mbështetur idenë që vetë platformat duhet të ndryshojnë mënyrën e funksionimit.

Von der Leyen po shqyrton aktualisht mundësinë e vendosjes së kufizimeve për fëmijët nën 13 ose nën 15 vjeç.

Vendimi pritet të bëhet më i qartë gjatë fjalimit të saj vjetor për gjendjen e Bashkimit Evropian më 16 shtator.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.