🌫️
Tiranë 17°C · Mjegull 09 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,580 ▲ +1.1% ETH $2,484 ▲ +0.38% XRP $1.3936 ▲ +1.07% SOL $109.1600 ▼ -0.79%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE kërkon sqarime nga OpenAI dhe Anthropic për sulmet kibernetike të kryera nga IA

BRUKSEL, 9 tetor /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian u ka kërkuar informacione OpenAI-së, zhvillueses së ChatGPT-së, dhe Anthropic-ut, kompanisë që zhvillon Claude, pas disa sulmeve kibernetike të kryera nga sisteme të inteligjencës artificiale që dolën jashtë kontrollit, bëri të ditur sot komisionerja evropiane për Çështjet Digjitale, Henna Virkkunen.

“Disa kompani kineze janë njoftuar gjithashtu zyrtarisht se duhet të paraqesin informacione shtesë”, tha Virkkunen në një intervistë për rrjetin e agjencive të lajmeve European Newsroom (enr).

Komisioni kishte konfirmuar më parë se u kishte dërguar kërkesa për informacion më shumë se 30 kompanive të inteligjencës artificiale, pa bërë të ditur emrat e tyre.

Kërkesat lidhen jo vetëm me shkeljet e mundshme të të drejtave të autorit, por edhe me rreziqet për sigurinë.

Sulmet kibernetike autonome të kryera nga modelet e inteligjencës artificiale kanë shtuar së fundmi shqetësimet për rreziqet që paraqet kjo teknologji.

Si OpenAI, ashtu edhe Anthropic, janë detyruar të pranojnë se programet e tyre kishin sulmuar pa dashje kompani të tjera gjatë testimeve.

Disa përfaqësues të industrisë kanë paralajmëruar madje se nuk mund të përjashtohet plotësisht mundësia që inteligjenca artificiale të përbëjë në të ardhmen një kërcënim ekzistencial për njerëzimin.

Virkkunen tha se deklarata të tilla mund të jenë edhe një strategji marketingu.

“Por, sigurisht, nëse një kompani thotë se sistemi i saj është shumë i rrezikshëm, atëherë mendoj se nuk duhet ta hedhë në treg”, shtoi ajo.

Konkurrenca globale në këtë fushë është e ashpër dhe disa kompani po përballen me presion të madh, theksoi politikania finlandeze.

Sipas saj, ekziston një rrezik i qartë që këto kompani të nxjerrin në treg produkte që nuk janë testuar mjaftueshëm.

“Aktualisht, rreziqet përqendrohen kryesisht te siguria kibernetike dhe lidhen me të”, u shpreh Virkkunen.

Megjithatë, ajo paralajmëroi se në të ardhmen mund të shfaqen rreziqe edhe më serioze, përfshirë mundësinë që modelet e avancuara të inteligjencës artificiale të përdoren për zhvillimin e armëve biologjike ose të bien në duart e terroristëve./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.