🌫️
Tiranë 17°C · Mjegull 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,506 ▲ +0.94% ETH $2,484 ▲ +0.12% XRP $1.3922 ▲ +0.99% SOL $108.8500 ▼ -1.69%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
10 Tet 2026
Breaking
Kosova

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa ta anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, vlerëson se Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të mëdha ta anulojë ligjin e ri për Specialen, të votuar dy ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të mëdha që Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ta anulojë ligjin e ri për Specialen, që u votua para dy ditësh në Kuvendin e Kosovës, siç njofton Klan Kosova.

Duke folur në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Hasani u thirr në vendimin e vitit 2020, përmes të cilit, sipas tij, janë shqyrtuar nenet 13 dhe 14 të nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës.

“Ka gjasë të madhe me anulu Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ligjin e ri për Speciale. Po gjykoj në bazë të asaj që ka thënë vendimi i vitit 2020”, deklaroi Hasani në Rubikon.

Ai theksoi se shqyrtimi i çështjes mund të shkojë edhe më tej, duke ngritur çështjen e kufijve të bartjes së kompetencave sovrane të një shteti te një mekanizëm tjetër, sipas raportimit të Klan Kosovës.

“Ai mundet me qu edhe një hap më tej, se nuk mundet vullnetin sovran kurrë asnjë shtet nuk e bartë në tërësi dikund tjetër, këtë duhet me ditë. E quajmë doktrina me vendosë kompetencë mbi kompetencë. Gjykata Kushtetuese s’ka të drejtë me ba kontrollin kushtetues të marrëveshjeve ndërkombëtare. Marrëveshjet ndërkombëtare zhvlerësohen sipas standardeve të Konventës së Vjenës dhe procedurës që është ndjekë”, tha më tej Hasani në Rubikon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.