☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,535 ▲ +0.89% ETH $2,485 ▲ +0.42% XRP $1.3935 ▲ +0.83% SOL $109.0500 ▼ -1.27%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
10 Tet 2026
Breaking
Kosova

Prokuroria jep detaje për krimin në Livoç: 38-vjeçari dyshohet se vrau gruan dhe vëllain e saj

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e dyfishtë dhe plagosjen e rëndë që ndodhi të premten në fshatin Livoç i Poshtëm të Gjilanit, siç njofton Klan Kosova.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, dyshohet se një 38-vjeçar nga Gjilani, me inicialet V.R., për motive ende të panjohura, me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, N.B., 27 vjeçe, dhe vëllain e saj, E.B., 31 vjeç.

Po ashtu, i dyshuari dyshohet se ka plagosur rëndë djalin e xhaxhait të bashkëshortes së tij, M.B., 48 vjeç, i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të plagëve të marra. Rasti është raportuar në Polici më 9 tetor, rreth orës 14:30.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, sipas Prokurorisë, është sekuestruar një pistoletë e markës “Beretta”, me leje të skaduar, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, si dhe prova të tjera materiale; kontrolle u kryen edhe në tri lokacione që lidhen me pronat e të dyshuarit.

Në komunikatë theksohet se i dyshuari nuk ka të kaluar kriminale dhe se ndaj tij nuk ka pasur raste të raportuara për dhunë në familje. Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës, njoftoi se do të vazhdojë me veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti të rëndë, raporton Klan Kosova.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.