Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron
Analisti Artur Nura foli në “News Line” në ABC News për ndalimin e shtetasve të huaj në Tiranë, pas episodeve të dhunës gjatë protestës.
Nura tha se keqinformimi nxit këta persona të ushtrojnë dhunë. Ai shtoi se prania e tyre në protesta lidhet, sipas tij, me akte shkatërrimi dhe organizim të qëllimshëm.
Anlisti përmendi gjithashtu dëmtimin e bankave, semaforëve dhe Gjykatës së Lartë gjatë protestave në Shqipëri, duke argumentuar se këto akte, sipas tij, ngrenë dyshime për një skenar të organizuar.
“Janë të keqpërdorur nga instrumente radikalë të së majtës, antifa unë e kam trajtuar. Ne sjellim raste, janë dy të ndaluara njëra është nga Spanja, i sotmi ishte nga Gjermania. Edhe qeveria ka filluar të bëjë transparentë që janë stadin e negociatave. Problemi është a ka të tjerë dhe këtë duhet ta zgjidhë shteti, sepse ne nuk mund ta dallojmë si gazetarë. Por fakti se dalin të mbuluar, tregon se ka një organizim.
Iranin e kemi mes nesh kjo që është e ditur. Duhet të dimë kush është pas tyre ku është organizatori. Edhe në të gjitha vendet e Europës, i kemi parë. BE sipas meje duhet të reagojë një orë e marrë dhe në sinkron me njëri tjetrin., Në Paris janë mbi 2 mijë të arrestuar. Nuk është rastësi që ideologu më i fuqishëm prononcohet për këto raste. Në Shqipëri janë goditur banka, semaforë, gjykata e lartë dhe të gjitha këto tregojnë që ka një skenar. Dhe këto protesta janë agresive dhe këto i shohim. Por shteti duhet të zbulojë në bashkëpunim me aleatë, nëse ka të tjerë…Shteti duhet patjetër të punojë me ekonominë njerëzve”, shtoi ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.